Ushqim

Studimi: Trupi është më pak i aftë të përthithë proteinat nga ‘mishi’ vegan

Proteinat në alternativat e mishit me bazë bimore mund të mos jenë aq të aksesueshme për qelizat njerëzore sa ato nga mishi i vërtetë, tregon një studim i ri.
Ndërsa bimët e pasura me proteina , të tilla si fasulet e sojës , përdoren zakonisht në mbarë botën, studiuesit, duke përfshirë ato nga Universiteti Shtetëror i Ohajos në SHBA, thonë se është e paqartë se sa nga lëndët ushqyese përthithen nga qelizat njerëzore.

Në studimin e botuar të mërkurën në “Journal of Agricultural and Food Chemistry”, shkencëtarët vlerësuan nëse qelizat njerëzore të rritura në një laborator thithin të njëjtat sasi proteinash nga alternativat e mishit.

Foto ilustruese-Mish vegan i përpunuar-Marrë nga interneti-Gazeta “Si”-27.06.2022.


Gjetjet mund të çojnë në përbërës të rinj që mund të rrisin marrjen e lëndëve ushqyese nga produktet e mishit me bazë bimore, thonë studiuesit.
Për të imituar pamjen dhe strukturën e mishit të vërtetë, ata thonë se zëvendësuesit me bazë bimore zakonisht bëhen duke i kthyer bimët në pluhur dhe duke i përzier me erëza.

Në studimin e ri, ata analizuan sasinë e peptideve të absorbuara nga një alternativë model mishi nga qelizat njerëzore dhe e krahasuan me sasinë që qelizat përthithen nga një copë gjoks pule.
Për hulumtimin, shkencëtarët krijuan një model alternativ mishi, të bërë nga soje dhe gluten gruri.
Ata zbuluan se peptidet dhe blloqet e tyre ndërtuese të aminoacideve nga zëvendësuesit e mishit ishin më pak të tretshëm në ujë sesa ato të mishit të pulës. Gjithashtu nuk përthitheshin aq mirë nga qelizat njerëzore.

Shkencëtarët shpjeguan se duhen studime të tjera që mund të ndihmojnë në identifikimin e përbërësve, që mund të ndihmojnë në rritjen e marrjes së peptideve të zëvendësuesve të mishit me bazë bimore.

Burimi: The Independent/ Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë