Shendet

Studimi: Testi i gjakut zbulon kancerin e gjirit më herët se mamografia

Një test gjaku është cilësuar si një “ndryshues loje” për zbulimin e kancerit të gjirit në fazat e hershme më shpejt se mamografia.

Duhen 5 ml gjak për të parë nëse mund të dallohen qelizat e tumorit qarkullues. Edhe në sasi të vogla, prania e CTC-ve në gjak është një shenjë e saktë e një tumori kanceroz në fazat e tij të hershme.

Mjekët shpresojnë se testi do të çojë në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, veçanërisht në mesin e grave më të reja. Ndryshe nga mamografia, e cila përdor makineri me rreze X, testi i quajtur “Trucheck” mund të bëhet me burime minimale.

Për kancerin e gjirit të fazës 1, saktësia e tij ishte 89 për qind. Edhe për fazën 0, ku lezionet parakanceroze mund të zhvillohen në sëmundje, ai identifikoi 70 për qind të rasteve.

Shkalla e suksesit të saj u zbulua të ishte më e lartë në fazat e mëvonshme të kancerit të gjirit, sipas studimit që përfshin mostrat e gjakut nga 9,632 gra të shëndetshme dhe 548 të tjera me kancer gjiri.

U identifikua se 96 për qind të rasteve kur gratë kishin kancer të gjirit të fazës 2.

Testi gjithashtu identifikoi 100 për qind të rasteve të kancerit të gjirit në fazën 3 ose 4, që është kur tumoret janë përhapur diku tjetër në trup dhe ka më shumë CTC në gjak.

Kirurgu i kancerit të gjirit, Kefah Mokbel, i cili ishte i përfshirë në hulumtim dhe punon në Institutin e Kancerit të Gjirit në Londër, tha se testi i gjakut mund të transformojë shqyrtimin e kancerit të gjirit.

Tim Crook, nga spitali privat “The London Clinic”, i cili po ofron testin për pacientët, tha se testi mund të zëvendësojë mamografinë dhe mund të jetë një zgjidhje për “problemin masiv të diagnozës së vonë të kancerit”.

Ai tha se testi mund të përdoret, edhe për të kontrolluar kanceret e shumëfishta në një person duke përdorur një mostër të vetme gjaku.

Rezultatet e studimit për testin e gjakut janë publikuar në revistën “Cancers”.

Burimi: The Guardian/ Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë