Sulmuesi është pozicioni më i rrezikuar të preket nga koronavirus. E thotë këtë një studim i bërë në Universitetin e Aarhus në Danimarkë-raportuar nga Corriere della Sera. Në këtë studim janë analizuar 14 ndeshje në SuperLeague daneze duke simuluar praninë e një lojtari të prekur nga Covid-19 dhe kryqëzimet e tij me lojtarët e tjerë në 1 metër e gjysmë distancë. Nëse kontakti mesatar për një lojtar është 1 minutë e gjysmë (87 sekonda dhe 8 të dhjeta, për të qenë të saktë), për një sulmues është 2 minuta.
Në çdo rast, siç thekson profesori Thomsen i Universitetit të Kopenhagës, nuk është diçka shqetësuese, pasi kontakti nuk është i mjaftueshëm sa për tu infektuar. Sipas Bordit Ndërkombëtar të Shëndetit, kur je në një distancë më pak se 2 metra nga një person i infektuar duhen më shumë se 15 minuta kontakt për tu infektuar. Studimi danez zbulon gjithashtu se lojtarët amatorë dhe në sektorin e të rinjve janë më pak të rrezikuar për tu infektuar sesa profesionistët: çështje shpejtësie dhe ndërveprimi në fushë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




