Përpara pandemisë Covid-19 , nëse do të kishit dhimbje koke, mund ta konsideroni atë si një ftohje të zakonshme dhe të vazhdonit aktivitetet tuaja të përditshme. Por gjatë sezonit të dimrit, nuk mund të jeni të sigurt nëse është ftohje e zakonshme apo covid-19 dhe variantet e tij.
Tim Spector, krijues i aplikacionit britanik “ZOE Covid”, tha se pikërisht në këtë kohë testimi është tepër i rëndësishëm. Ai tha se të dhënat nga aplikacioni i studimit ZOE tregojnë se rreth gjysma e të gjitha rasteve të Delta nuk janë kapur sepse ky variant nuk ka simptomat klasike të Covid-19 si etheve, kollë të vazhdueshme dhe humbjes ose ndryshimit të nuhatjes ose shijes.
Christina Marriott, shefe ekzekutive e Shoqërisë Mbretërore për shëndetin Publik (RSPH) në Mbretërinë e Bashkuar ka shpjeguar se dëshmitë tregojnë se njerëzit që kanë marrë dy doza të vaksinës zakonisht paraqiten me simptoma më pak të lehta, si dhimbje koke, rrjedhje hundësh, teshtitje, dhimbje fyti dhe të rralla humbja e nuhatjes. Ndërsa për të pa vaksinuarit ajo shton se këto simptoma janë më të rënda, njëjtë si ato në fillim të pandemisë,përfshirë temperaturën e lartë.
“Është e rëndësishme që njerëzit të qëndrojnë vigjilentë për simptoma të ngjashme me të ftohtin dhe të testohen nëse jetojnë ose punojnë pranë njerëzve që mund të jenë infektuar”, shton ajo.
Irene Petersen, profesoreshë e epidemiologjisë dhe informatikës shëndetësore në Kolegjin universitar Londër (UCL), thotë se hundët e bllokuara dhe dhimbja e kokës janë simptoma të shumë infeksioneve, por gjithashtu mund të jenë simptomat e para dhe të vetmet simptoma të variantit të ri.
Studimi ka identifikuar të lartë simptomat që lidhen me Covid-19 dhe thotë se ato ndryshojnë pak në varësi të faktit nëse ju keni qenë të vaksinuar apo jo.
Dhimbje koke
Edhe pse dhimbja e kokës është një simptomë më pak e njohur e Covid-19, ajo është një nga shenjat më të hershme, sipas studimit dhe janë më të zakonshme se simptomat klasike si kolla, ethet dhe humbja e nuhatjes. Studimi zbuloi se dhimbja e kokës nga variantit të ri Omicron priret të jetë mesatare deri në të fortë dhe zgjat më shumë se tre ditë duke mos iu përgjigjur qetësuesve të zakonshëm.
Hundët e bllokuara
Hundët e bllokuara janë simptoma e dytë më e zakonshme e raportuar pas dhimbjeve të kokës. Ekspertët shkruajnë se ndërsa shumë njerëz me Covid-19 mund të raportojnë këtë simptomë, është e vështirë ta quash atë një simptomë përfundimtare pasi është kaq e zakonshme, veçanërisht gjatë dimrit.
Por sipas tyre është një ndër shenjat kryesore për variantin e ri dhe pikërisht për këtë duhet patjetër të bëhet një test.
Teshtitja
Studimi tregon se teshtitja më shumë se zakonisht mund të jetë një shenjë e Covid-19 tek njerëzit që janë vaksinuar, megjithëse thekson se ka shumë më tepër gjasa të jetë shenjë e një ftohjeje ose një alergjie.
Dhimbje të fytit
Shumë njerëz me Covid-19 kanë raportuar se kanë një dhimbje të fytit të ngjashme me atë që mund të përjetojnë kur kanë një ftohje ose laringit.
Dhimbjet e fytit të lidhura me Covid-19 priren të jenë të lehta dhe zgjasin jo më shumë se pesë ditë, kështu që një dhimbje shumë e dhimbshme që zgjat më shumë ka të ngjarë të jetë diçka tjetër.
Edhe pse mund të jetë një simptomë e Covid-19, shumica e njerëzve me dhimbje të fytit ndoshta thjesht do të kenë një ftohje. Sipas të dhënave të ZOE, pothuajse gjysma e njerëzve që janë të sëmurë me Covid-19 raportojnë se kanë dhimbje të fytit, megjithëse kjo është më e zakonshme tek të rriturit e moshës 18-65 vjeç sesa tek të moshuarit ose ata nën 18 vjeç.
Alan McNally, një profesor i gjenomisë evolucionare mikrobike në Universitetin e Birminghamit, thotë se nëse keni ndonjë simptomë të infeksionit të frymëmarrjes, duhet të qëndroni në shtëpi për të parandaluar transmetimin dhe për të bërë një test.
Sipas tij testimi vetjak është një mënyrë e sigurt për të mësuar më shumë rreth rasteve të reja.
Burimi:The Independent/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.