Gazeta Si – Për të paguar rrogat e lojtarëve të tre skuadrave europiane që drejtohen nga sheikët arabë, në atmosferë lëshohen 2.15 milionë tonelata CO2 (dioksid karboni) në vit. Ky është rezultati i një analize të grupit të studiuesve amerikanë të ‘SportingPedia’.
Këta studiues kanë bërë kalkulimet se sa fuçi nafte duhet të shesin sheikët pronarë të PSG-së, Mançester Sitit dhe Njëkasëllit, për të mbuluar shpenzimet për pagat vjetore të futbollistëve të tyre.

Për të paguar 335.6 milionë stërlina në vit të kampionëve të tij, padroni i PSG-së dhe Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, duhet të shesë 3.9 milionë fuçi, që do të thotë 1.2 milionë tonelata CO2.
Për pronarin e Mançester Sitit dhe zëvendëskryeministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mansour, totali i pagave shkon në 186 milionë stërlina, e barabartë me 2.1 milionë fuçi nafte dhe 685 mijë tonelata CO2.
Për të garantuar 62.6 milionë stërlinat e pagave vjetore të lojtarëve të Njukasëllit, Mohamed bin Salman duhet të shesë më shumë se 722 mijë fuçi nafte, e barabartë me 229 mijë tonelata CO2.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




