Shkencë

Studimi: Si i nxit hormoni i serotininës sëmundjet e zorrës së trashë?

Një studim i ri ka zbuluar një lidhje midis serotoninës (hormoni kryesor që stabilizon gjendjen emocionale), e mikroiomës së zorrëve duke treguar se një nivel i lartë i neurotransmetuesit mund të jetë pjesërisht fajtor për inflamacionin në sëmundjet kronike të stomakut dhe zorrëve si Crohn.
Crohn është një nga dy format kryesore të sëmundjes inflamatore të zorrëve, e cila shkakton plagë në zorrë dhe sistemin tretës. Shkaku i inflamacionit në sëmundjen e Crohn ende nuk dihet. Studimi i shtohet kërkimeve ekzistuese që lidhin sëmundjen inflamatore të zorrëve me stresin dhe shëndetin e mikrobiomës së zorrëve. Studimi, nga Universiteti McMaster në Hamilton, Kanada dhe që u botua në revistën “Science Advances”
Si pjesë e studimit, studiuesit analizuan mostrat e gjakut dhe biopsisë nga 18 persona me sëmundjen e Crohn. Ata më pas i krahasuan me të njëjtin numër individësh nga grupet e kontrollit të shëndetshëm. Ata hetuan ndërveprimet midis serotoninës së mukozës dhe mikrobiotës në rregullimin e inflamacionit të zorrëve.
Shkencëtarët arritën në përfundimet e mëposhtme:
-Një rritje në receptorët e serotoninës në zorrën e trashë pengoi procesin e autofagjisë(konsumimi i vetë indeve të trupit si pjesë e procesit metabolik që ndodh gjatë urisë dhe sëmundjeve të caktuara).Kjo rezultoi në ndryshime në përbërjen e mikrobiotës së zorrëve. Gjithashtu u rrit ashpërsia e inflamacionit në zorrë dhe shkaktoi shpërthime të sëmundjes.
Mikrobiota e zorrëve përbëhet nga triliona mikroorganizma që jetojnë në traktin tretës.Sipas ekspertëve kjo ndihmon tretjen, ndihmon sistemin imunitar dhe parandalon patogjenët që të pushtojnë trupin.

Studimet e fundit kanë treguar se mikrobiota e zorrëve luan një rol vendimtar në patogjenezën e sëmundjes së Crohn. Një mikrobiom i ndërprerë gjithashtu ka lidhje me një rrezik në rritje. Nga ana tjetër, serotonina është një neurotransmetues që rregullon shumë funksione në tru dhe sistemin nervor, duke ndikuar në disponimin, sjelljen dhe nivelet e ankthit. Hulumtimet e mëparshme kanë zbuluar se pacientët me sëmundjen e Crohn kishin nivele të larta të serotoninës. Vitet e fundit, lidhja mes të dyjave ka dalë në plan të parë, e studiuesit e quajnë zorrën “trurin e dytë” të trupit.
Kjo rrjedh kryesisht nga fakti se zorra prodhon pjesën më të madhe të serotoninës në trup.
“Ajo që shpesh nënvlerësohet është se pjesa më e madhe e serotoninës në trup gjendet në zorrë, jo në tru. Zorra përmban rreth 95% të serotoninës së trupit dhe gjenerohet kryesisht në qelizat që prodhojnë hormone në zorrë”, tha Ëaliul Khan, autor i studimit dhe profesor i patologjisë dhe mjekësisë molekulare në Universitetin McMaster.
Ndërsa Khan shpjegon se bllokimi i sinjalizimit të serotoninës në zorrën e trashë mund të çlirojë frenimin e autofagjisë dhe të nxisë funksionimin e duhur, duke reduktuar kështu ashpërsinë e problemeve në zorrën e trashë.
Hapi tjetër do të jetë përkthimi i këtyre gjetjeve në klinikë për të krijuar trajtime të reja të mundshme.
“Gjetjet mund të ofrojnë rrugë të reja për barnat që pengojnë prodhimin e serotoninës ose përshpejtojnë shkatërrimin e serotoninës për të luajtur një rol në trajtimin e sëmundjes së Crohn. Aktualisht, ilaçet që rrisin serotoninën përdoren ndonjëherë për pacientët e Crohn për të zbutur dhimbjen dhe mbindjeshmërinë,” shtoi Arun Swaminath, shefi i gastroenterologjisë dhe drejtor i programit të sëmundjeve inflamatore të zorrëve në spitalin Lenox Hill, New York.
Burimi: Medical News/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë