Më shumë se një e katërta e lumenjve të botës përmbajnë ‘nivele potencialisht toksike’ të barnave pa recetë dhe me recetë, paralajmëron një studim i ri. Studiuesit morën mostra nga 258 lumenj në të gjithë globin, për të matur praninë e 61 produkteve farmaceutike. Në 25.7 për qind të vendeve që u analizuan, përqendrimet e lëndëve toksike ishin jashtëzakonisht të larta.
Ndotësit e gjetur ishin të dëmshme dhe përfshinin propranolol (një beta-bllokues për problemet e zemrës si presioni i lartë i gjakut), sulfametoksazol (një antibiotik për infeksionet bakteriale), ciprofloxacin (një antibiotik për infeksionin bakterial) dhe loratadinë (një ilaç për alergji).
Por përbërësit farmaceutikë aktivë të zbuluar më shpesh ishin kafeina, ilaçi anti-epileptik, karbamazepina dhe ilaçi antihiperglicemik metformina. Gjurmët e ilaçeve rrjedhin nga mbetjet njerëzore në mjedisin natyror – veçanërisht kur impiantet e ujërave të zeza të menaxhuara keq janë ngjitur me lumenjtë.
Studimi i ri u krye nga një ekip ndërkombëtar studiuesish, të udhëhequr nga John Wilkinson në Universitetin e York-ut.

“Ne e dimë për më shumë se dy dekada që kompanitë farmaceutike ndikojnë në mjedisin ujor ku mund të ndikojnë në biologjinë e organizmave të gjallë. Por një nga problemet më të mëdha me të cilat jemi përballur në trajtimin e kësaj çështjeje është se ne nuk kemi gjetur shumë të dhëna në monitorimin e këtyre ndotësve, me pothuajse të gjitha të dhënat e fokusuara në disa zona të zgjedhura në Amerikën e Veriut, Evropën Perëndimore dhe Kinën”, tha Wilkinson.
Për studimin, Wilkinson dhe kolegët analizuan përqendrimet e 61 përbërësve farmaceutikë aktivë (API) në 1052 vendndodhje, përgjatë 258 lumenjve të vendosur në 104 vende në të gjitha kontinentet.
Sipas ekipit, lumenjtë në 36 prej këtyre vendeve nuk ishin monitoruar më parë për farmaceutikën. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se superbakteret e gjetura do të vrasin 10 milionë njerëz çdo vit deri në vitin 2050. Duke rritur monitorimin e produkteve farmaceutike në mjedis, mund të zhvillohen strategji për të kufizuar efektet që mund të shkaktohen nga ndotës të tillë, shpresojnë ata.
Studimi është publikuar në “Proceedings of the National Academy of Sciences” dhe të dhënat tregojnë se studimet të tilla duhet të zhvillohen edhe më shumë në të ardhmen, jo vetëm për lumenjtë por edhe për tokën dhe bimësinë.
Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



