Njerëzit nuk kanë nevojë të shqetësohen për ngadalësimin mendor derisa të jenë të paktën 60 vjeç, ka treguar një studim i gjerë në Gjermani. Studiuesit, të cilët analizuan 1.2 milionë njerëz, kanë hedhur poshtë teorinë se shpejtësia mendore arrin kulmin në moshën 20-vjeçare. Ata thonë se shpejtësia e të menduarit, fakti sa shpejt dikush arrin një përgjigje të saktë, rritet në moshën 20-vjeçare dhe më pas vijon deri në 60-vjeç.
“Rezultatet tona sfidojnë përshtypjen e përhapur se ngadalësimi i mendimeve nuk lidhet me moshën”, thanë ekspertët.
Studimet e mëparshme që treguan se njerëzit e moshës së mesme janë mendojnë të ngadaltë, u bazuan në kohën mesatare për të regjistruar një përgjigje, e cila mund të përfshijë procese të tjera mendore dhe fizike. Në studimin e ri, ekspertët e Universitetit të Heidelberg përdorën një llogaritje të ndryshme që i lejoi ata të nxirrnin shpejtësinë mendore, nga koha e përgjigjes së vullnetarëve.
Ata analizuan rezultatet e 1.2 milionë njerëzve të moshës 10 deri në 80 vjeç nga viti 2016 deri në vitin 2018. Pjesëmarrësit klasifikuan fjalët dhe imazhet që u treguan në një ekran në dy kategori, si të mira ose të këqija, duke shtypur butonat përkatës. Rezultatet e grumbulluara, të publikuara në revistën “Nature Human Behavior”, zbuluan se shpejtësia mendore rritej nga mosha 10 deri në moshën 30 vjeç e më pas mbetej e qëndrueshme.
Studiuesit thanë se kjo sinjalizon një ‘diferencë të vogël të lidhur me moshën’ në shpejtësinë mendore gjatë moshës së mesme. Ai gjithashtu hedh poshtë supozimin se të rriturit mendojnë më ngadalë, gjë që mund të ketë ‘pasoja të dukshme në punë’.
Megjithatë, “pasi arrin 80, shpejtësia mendore përkeqësohet”, tha ekipi. Kjo është për shkak të procesit natyror të plakjes, i cili zvogëlon trurin. Ata zbuluan se koha mesatare e përgjigjes kur përfundonin detyrën u rrit ndjeshëm pas moshës 20 vjeçare, duke pasqyruar gjetjet nga studimet e mëparshme.
“Analizat tona tregojnë se nivelet mesatare të shpejtësisë mendore mbeten afërsisht të qëndrueshme gjatë gjithë moshës së mesme të rritur, me vetëm ulje të lehta, të papërfillshme që nisin nga mosha 50 vjeçare”, thanë studiuesit.
Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje