Rreth një në tre njerëz të moshës së mesme ka probleme të shumta kronike shëndetësore, tregon një studim britanik i gjatë në kohë. Studimi Britanik me të dhëna shëndetësore për 17, 000 njerëz në Angli, Skoci, Uells arriti në konkluzionin se rreth 34% kishin dy ose më shumë probleme shëndetësore kronike, të tilla si presioni i lartë i gjakut dhe probleme me shëndetin mendor, që në moshën 46-48 vjeç.
Problemet më të zakonshme shëndetësore të regjistruara ishin:
*varësia nga alkooli – 26%
*probleme të kockave dhe shtyllës kurrizore – 21%
*probleme të shëndetit mendor – 19%
*presioni i lartë i gjakut – 16%
*artriti, diabeti i tipit 2, astma ose bronkiti- nën shifra relativisht të vogla.
Studiuesi kryesor Dawid Gondek tha se ishte i shqetësuar sepse shumë prej tyre kishin probleme shëndetësore që nuk janë normale për moshën e tyre.
“Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë tashmë vuajnë nga probleme të shumta dhe afatgjata të shëndetit fizik dhe mendor në fund të moshës 40 vjeç. Nuk është një perspektivë e mirë për një popullsi në plakje që të ketë njerëz që kanë shëndet të dobët.
Diabeti dhe presioni i lartë i gjakut ishin të dy sëmundjet më të zakonshmet tek ata që ishin obezë.
Gjithashtu ata që kishin vuajtur nga mungesa e ushqimit, kishin shëndet më problematik. Në varësi të kësaj studiuesit tregojnë që ndërhyrjet me fushata sensibilizuese mbi shëndetin publik që në fëmijëri dhe adoleshencë përmirësojnë rezultatet e brezave të ardhshëm.
Ekspertët këshillojnë, një dietë më të mirë, kufizimi i konsumimit të alkoolit, lënien e duhanit dhe aktiviteti fizik./BBC/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.