Shendet

Studimi: Sëmundja e Parkinsonit nis nga stomaku dhe jo nga truri

Sëmundja e Parkinsonit është një gjendje e mjerueshme që shkakton probleme me lëvizjen, qëndrimin dhe të folurën. Por ndonëse prej kohësh sëmundja është konsideruar si sëmundje e trurit, një studim i ri sugjeron se gjeneza e saj mund të jetë në stomak.

Kështu thotë studimi i JAMA Network, që analizon lidhjen midis problemeve gastronintestinale dhe rrezikun e zhvillimit të Parkinsonit.

Por cila është lidhja?

Për studimin u analizuan të dhënat e 9.350 njerëzve pa historik të sëmundjes Parkinson. Ata zbuluan se pacientët me dëm mukozal kishin 76% më shumë rrezik për t’u diagnositifikuar me Parkinson. Kjo përfshinte njerëzit me ulcerë dhe dëmtime të tjera në ezofag, stomak ose pjesës së sipërme të zorrës së hollë.

“Këto gjetje sugjerojnë se pacientët me dëme gastrointestinale duhet të jenë nën monitorim për zhvillim të Parkinsonit në të ardhmen”, shkruajnë studiuesit.

Çfarë është dëmtimi mukozal?

Mukoza është membrana që rrethon kanalet dhe organet në sistemin e tretjes, frymëmarrjes dhe riprodhimit. “Shtresa e parë e stomakut është mukoza dhe e mbron atë”, thotë Jocelyn J. Chang, drejtuesja e studimit.

Dëmtim mukozal është çdo gjë që interferon në këtë shtresë, nga inflamacioni tek erozioni.

Pra, a lidhet Parkinsoni me shëndetin e stomakut?

Ky nuk është studimi i parë që i lidh këto dyja. Një studim i vitit të shkuar në revistën Neuron gjeti se njerëzit me Parkinson, fillimisht kanë probleme në zorrë dhe kjo mund të ndikohet nga një keqorientim i sulmit nga sistemi i tyre imunitar.

Teoria është hapur fillimisht para 2 dekadash me studime të ndryshme që konfirmojnë lidhjen. “Mund të themi tashmë se këto të dyja janë të lidhura” thotë Chang. Ka dy teori kryesore për zhvillimin e Parkinsonit thotë ajo; njëra që nis në tru dhe tjetra në stomak.

Njerëzit që përjetojnë Parkinsonin nga stomaku kanë simptoma më të hershme se ato nga truri, thotë studiuesja, duke theksuar se teoria nuk është 100% e konfirmuar.

Cilat janë simptomat e Parkinsonit në stomak?

Kapsllëku është simptoma më e fortë, por një shenjë është edhe vështirësia në përtypje.

Si mund të ul rrezikun për Parkinsonin?

Nëse ke probleme me ulcerën apo probleme të tjera gastrointestinale, jo domosdoshmërisht je i predispozuar për të patur Parkinson. “Dëmtimi mukozal është më i zakonshëm nga se mendojnë njerëzit. Parkinsoni gjendet në vetëm një përqindje të vogël të këtyre njerëzve”, thotë Chang.

Chang thotë se ajo dhe mjekë të tjerë po tentojnë të gjejnë një sinjalizues natyral për njerëzit me dëmtime mukozale që janë të prirur të kenë Parkinson. Ajo rekomandon aktivitetin fizik si mbrojtës kundër Parkinsonit./Women’sHealth


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë