Një studim i ri ka zbuluar se gati gjysma e pacientëve me sëmundje të zemrës kanë pagjumësi. Gjetjet e studimit u publikuan në revistën “Sleep Advances”.
“Problemet e gjumit janë të lidhura me çështjet e shëndetit mendor, por studimi ynë zbuloi se pagjumësia ishte e lidhur ndjeshëm me problemet e zemrës,” tha autori kryesor Lars Frojd, një pedagoge e mjekësisë në Universitetin e Oslos, Norvegji.
Sipas saj gjetjet tregojnë që pacientët me zemër, duhet të vlerësohen për pagjumësi dhe t’u ofrohet menaxhim i duhur për këtë gjendje.
Studimi përfshiu 1068 pacientë të cilët u ndoqën për 16 muaj, pas një ataku në zemër dhe një procedurë për hapjen e arterieve të bllokuara (operacioni bypass). Të dhënat mbi pagjumësinë, faktorët e rrezikut për përsëritjen e problemeve të zemrës dhe gjendjet bashkekzistuese u mblodhën në fillim.
Pjesëmarrësit kanë plotësuar pyetësorin “Bergen Insomnia Scale” i cili bazohet në kriteret diagnostikuese për pagjumësinë. Ata kishin e dhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese si goditja në tru, ataku ishemik kalimtar, sëmundja e arterieve periferike dhe dështimi i veshkave.
Përafërsisht një në pesë pjesëmarrës (21 përqind) ishin gra. Mosha mesatare e pacientëve ishte 62 vjeç, pothuajse gjysma (45 për qind) kishin pagjumësi dhe 24 për qind kishin përdorur ilaçe për gjumë çdo javë.
Lidhja midis pagjumësisë dhe rrezikut relativ të problemeve kardiovaskulare, ishte më e shpeshtë tek pacientët që vuanin nga ankthi dhe depresioni.
“Kjo do të thotë se 16 për qind e problemeve shëndetësore të zemrës, mund të ishin shmangur nëse asnjë nga pjesëmarrësit nuk do të kishte pagjumësi. Studimi ynë tregon se pagjumësia është e zakonshme në pacientët me sëmundje të zemrës dhe është e lidhur me problemet e mëvonshme kardiovaskulare, pavarësisht nga faktorët e rrezikut, kushtet shëndetësore bashkekzistuese dhe simptomat e shëndetit mendor”, përfundon Frojd.
Burimi: The Independent/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje