Një studim amerikan paralajmëron se Omicron po nxit një tjetër infeksionit akut tek fëmijët e vegjël, atë të “krupës”, një infeksioni i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, i cili pengon frymëmarrjen dhe shkakton një kollë të fortë. Këto të dhëna vijnë nga një hulumtim i fundit i kryer nga studiues amerikanë nga Spitali i Fëmijëve në Boston.
Shkencëtarët, të koordinuar nga profesori Ryan CL Brewster, duke punuar në një ekip me mjekë nga spitali Massachusetts, analizuan një grup fëmijësh. Rezultati i studimit ishte se nga data 1 mars 2020 deri më 15 janar 2022, rastet me krup që kur varianti i ri filloi të qarkullonte ishin rritur me 80 për qind. Disa ishin drejtuar edhe kujdesit intensiv, por padyshim që këto janë situata të jashtëzakonshme. Nga 79 fëmijë, vetëm nëntë kishin nevojë për shtrimin në spital dhe katër kishin përdorur frymëmarrje të asistuar.
Simptoma më e zakonshme, pra, do të ishte vetëm një kollë metalike shumë e bezdisshme, e cila çon në një lloj mungese ajri. Inflamacioni, prek kryesisht trakenë, bronket dhe kordat vokale.
Për momentin nuk ka një kurë për këtë sëmundje, por profesionistët e shëndetësisë rekomandojnë përdorimin e të njëjtave medikamente të përdorura deri më tani për të reduktuar simptomat e Covid-19. Megjithatë, aty ku ka komplikime, do të ishte e këshillueshme që të përdorni kortikosteroide dhe deksametazon. Vetëm në raste të jashtëzakonshme duhet të aplikohet një terapi specifike përmes respiratorëve.
Deri më tani, krupi nuk ishte ndër patologjitë më të zakonshme. Megjithatë, meqenëse u zbulua varianti Omicron, inflamacioni i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes kishte incidencë më të madhe. Ekspertët thonë se bëhet fjalë për një hulumtim që ka të bëjë me një zonë të caktuar gjeografike dhe një kampion i të cilit vetëm një pjesë shumë e vogël ka shfaqur simptomat serioze, por që mjekët duhet jenë vigjilentë.
Për këtë arsye, edhe në këtë rast, siç këshillohet nga mjekët në disa raste, është e nevojshme vetëm të respektohen masat në fuqi dhe të tregohet kujdes në mënyrë që mund të ngadalësojnë përhapjen e infeksioneve, veçanërisht midis fëmijëve të vegjël.
Burimi:Il Giornale/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje