Shendet

Studimi/ Njerëzit me gjendje alergjike, rrezik më të ulët nga infeksioni Covid-19

Njerëzit me probleme alergjike kanë një rrezik më të ulët për t’u infektuar me COVID-19 sipas një studim i ri.
Studiuesit nga Universiteti “Queen Mary” i Londrës vëzhguan më shumë se 16,000 pjesëmarrës midis majit 2020 dhe shkurtit të vitit 2021.
Ata zbuluan se personat që vuajnë nga alergjia e barit dhe ekzema kanë gati 25 për qind më pak gjasa të preken nga virusi.
Për më tepër, njerëzit me astmë kishin pothuajse 40 për qind më pak gjasa për t’u infektuar, edhe nëse përdornin ilaçe steroide.
Në studimin e publikuar në revistën “Thorax” rreth 15,227 plotësuan të paktën një pyetësor vijues dhe 14,348 persona plotësuan pyetësorin përfundimtar para datës 5 shkurt. 
Të rriturve iu kërkua të jepnin informacion mbi moshën e tyre, gjatësinë, peshën, stilin e jetesës dhe nëse ata po merrnin apo jo ndonjë medikament ose ishin vaksinuar kundër Covid.

Në përgjithësi, 446 pjesëmarrës, gati tre përqind, rezultuan pozitivë për virusin gjatë periudhës së studimit.
Studiuesit u përshtatën për faktorët demografikë dhe socio-ekonomikë që mund të rrisin rrezikun e infektimit me Covid. Studiuesit vunë në dukje se hulumtimi u krye përpara shfaqjes së varianteve Delta ose Omicron, kështu që nuk dihet nëse kushtet alergjike janë po aq mbrojtëse ndaj shtameve të reja. Ata thonë se nevojiten më shumë studime për të parë nëse njerëzit me alergji janë në rrezik më të ulët të infeksionit.
“Ky studim i madh prospektiv i bazuar në popullatë tregon se ka mbivendosje të kufizuar midis faktorëve të rrezikut për zhvillimin e COVID-19 kundrejt atyre për pranimin në njësinë e kujdesit intensiv dhe vdekjen, siç raportohet në grupet e shtruara në spital,” shtoi bashkëautori Adrian Martineau nga Universiteti Queen Mary.
Burimi:Daily Mail/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë