Shendet

Studimi në Britani: Doza e tretë ofron 85% mbrojtje nga varianti Omicron

Mjeku shqiptar në Londër, Laidon Shapo ka shpjeguar se është e dukshme që efikasiteti i vaksinave bie edhe më shumë tek Omicron në krahasim me variantet e tjera, por ende siguron mbrojtje nga sëmundshmëria e rëndë. Në rrjetin social “Facebook”, Shapo shkruan se sipas një studimi të fundit në Mbretërinë e Bashkuar doza e tretë ofron 85% mbrojtje ndaj Omicron.

Shapo shton se nga hulumtimi i kryer nga Kolegji “Imperial” rezultoi se ka një shkallë të lartë pasigurie derisa të mblidhen më shumë informacione të botës reale për këtë variant të ri që po përhapet me shpejtësi.

“Ekspertët janë ende duke u përpjekur të kuptojnë se sa i butë ose i rëndë do të jetë Omicron. Vaksinat ndihmojnë në mësimin e trupit se si të luftojë Covid-in. Por ato aktuale në përdorim nuk janë krijuar për të luftuar variantin Omicron me mutacion të madh. Edhe me një përforcues, mbrojtja kundër sëmundjeve të rënda nga Omicron mund të jetë rreth 80 deri në 85.9%, krahasuar me rreth 97% për Delta -varianti tjetër që është aktualisht mbizotërues në Mbretërinë e Bashkuar”, shkruan Shapo.

Eksperti shkruan gjithashtu se studimet kanë treguar një reduktim 20 deri në 40-fish në aftësinë e këtyre antitrupave për të hequr virusin te njerëzit e dyfishtë të vaksinuar.

Duke nisur nga këto të dhëna Shapo shkruan e mund të ketë masa shtesë për frenimin e këtij varianti.

“Më shumë kufizime po duken në qiellin e festave të fund vitit dhe vaksinimet përforcuese sado të vlefshme nuk janë të vetme dhe fitimtare në këtë përballje!


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë