Shkencëtarët nga Qendra Gjermane e Diabetit (DDZ) dhe Qendra Gjermane për Kërkimin e Diabetit (DZD) kanë zbuluar se njerëzit që janë infektuar me Covid kanë një rrezik më të lartë të vuajnë dëmtime të pankreasit dhe zhvillimit të diabeti i Tipit 2. Studimi, i publikuar në revistën “Diabetologia”, konfirmon hipotezën e avancuar nga kërkimet e mëparshme se pankreasi mund të jetë një objektiv i virusit SARS-CoV-2. Pas infeksionit, u vu re një reduktim i numrit të granulave sekretuese të insulinës në qelizat beta dhe një sekretim më i ulët i së njëjtës insulinë të stimuluar nga glukoza. Për më tepër, pas shërimit nga Covid-19, disa pacientë kanë zhvilluar rezistencë ndaj insulinës me nivele të larta të sheqerit në gjak, pavarësisht se nuk kanë pasur kurrë një diagnozë të mëparshme të diabetit.
Probabiliteti relativ i zhvillimit të diabetit është 28% më i lartë në grupin e marrë në studim që kishin kaluar Covid-19, sesa në grupin me infeksione të tjera të frymëmarrjes. Megjithëse diabeti i tipit 2 nuk ka gjasa të bëhet një problem mjekësor për shumicën e pacientëve që janë infektuar me koronavirus, ekspertët rekomandojnë t’i kushtoni vëmendje simptomave paralajmëruese si lodhja, urinimi i shpeshtë dhe etja e shtuar.
Burimi: Il Giornale/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje