Shendet

Studimi më i madh, mbi 22 mln njerëz: Vaksinimi, shumë efektiv në parandalimin e rasteve të rënda të Covid-19

Agjencia France-Presse kishte lajme mëngjesin e së hënës kur foli për një studim të gjerë në Francë i cili tregon se vaksinimi është shumë efektiv në parandalimin e rasteve të rënda të Covid-19, madje edhe kundër variantit Delta.

Hulumtimi mbi parandalimin e sëmundjes së rëndë me Covid dhe vdekjes, (por jo infektimit), vëzhgoi 22 milion njerëz mbi 50 vjeç dhe zbuloi se ata që kishin marrë dy doza të vaksinës kishin 90 përqind më pak të ngjarë të shtroheshin në spital ose të vdisnin. Studiuesit thonë se ky është studimi më i madh i këtij lloji deri më tani.

Duke parë të dhënat e mbledhura duke filluar nga dhjetori 2020, kur Franca filloi fushatën e saj të vaksinimit, studiuesit krahasojnë rezultatet e 11 milion njerëzve të vaksinuar me 11 milion të tjerë të pavaksinuar.

Ata “formuan” çifte që përputheshin me një individ të pavaksinuar me një tjetër të vaksinuar nga i njëjti rajon i të njëjtës moshë dhe gjini, duke i përcjellë ato nga data e dozës së dytë të personit të vaksinuar deri më 20 korrik.

Duke filluar humultimin 14 ditë pas dozës së dytë, rezultatet treguan se rreziku i subjekteve të vaksinuar me Covid të rëndë u ul me 90%. Vaksinimi duket se është po aq efektiv edhe ndaj variantit Delta, me 84 përqind mbrojtje për njerëzit 75 vjeç e lart dhe 92 përqind për njerëzit 50-75 vjeç.

Pershtati ne Shqip/ Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë