Shendet

Studimi: Maskat kirurgjikale dhe ato të pambukut nuk na mbrojnë

Gjatë infeksionit të koronavirusit të ri, mendohet se maskat e fytyrës parandalojnë transmetimin. Studime të mëparshme kanë treguar se maska kirurgjikale dhe maskat N95 ishin po aq të efektshme në parandalimin e përhapjes së virusit të gripit.
Por një studim i fundit nga Qendra Mjekësore Asan, Universiteti i Mjekësisë Seul, Korea e Jugut, ku ekspertët krahasuan maskat kirurgjikale 180mm x 90mm me 3 shtresa të përbëra me material polipropilen dhe pambuk, duket se e hedh poshtë kë bindje.
Objektivi i studiuesve ishte i qartë, të studionin mbi efikasitetin e maskave kirurgjikale. Për të realizuar studimin, ekspertët përdorën një pjatë me produkte 1ml të cilat mund të përthithen lehtë në ajër dhe u vendos afërsisht 20 cm larg gojës së pjesëmarrësve.
Pacientët u udhëzuan që të kolliten 5 herë secili mbi pjatë, ndërsa mbanin në fytyrë maskë kirurgjikale, maskë pambuku dhe herën e fundit ishin pa maskë. Studiuesit vunë re se në numrin mesatar të ngarkesave virale të mostrave nazofaringeale nga 5 pjesëmarrësit ishin përkatësisht 5,66 kopje log/ml dhe 4.00 kopje log/ml.

Sipas tyre, të gjitha spërklat nga sipërfaqet e jashtme të maskave ishin pozitive për SARS-CoV-2, ndërsa shumica e spërklave e nga sipërfaqet e brendshme të maskave ishin negative.
As maska kirurgjikale dhe as pambuku nuk filtruan në mënyrë efektive përmbajtjen e SARS-CoV-2 në kollën dhe pështymën e pjesëmarrësve të infektuar. Madhësia dhe përqendrimet e SARS-CoV-2 në aerosole të gjeneruar gjatë kollitjes nuk janë të njohura. Shkencëtarët kryesor Oberg dhe Brousseau demonstruan se maska kirurgjikale nuk shfaqin performancë adekuate të filtrit kundër aerosoleve me madhësi 0.9, 2.0 dhe 3.1 μm (mikrometër) në diametër. Studiuesit treguan se grimcat 0.04 deri 0.2 μm mund të depërtojnë në maska kirurgjikale. Madhësia e grimcës SARS-CoV nga epidemia e vitit 2002-2004 u vlerësua si 0.08 deri 0.14 μm, kështu që maska kirurgjikale nuk ka gjasa të filtrojnë në mënyrë efektive këtë virus.
Ekspertët deklaruan se gjetën ndotje më të madhe në pjesën e jashtme të maskave se sa në sipërfaqet e brendshme. Është e mundur - thanë studiuesit - që grimcat e virusit të mund të kalojnë nga brenda jashtë, për shkak të presionit fizik të gëlltitjes. Ndër të tjera ata theksojnë se këto vëzhgime janë kryer duke mbështetur rëndësinë e higjienës së duarve, pas prekjes së sipërfaqeve të ndryshme. Ata shpjeguan gjithashtu se ky eksperiment nuk përfshin maska N95 dhe nuk pasqyron transmetimin aktual të infeksionit nga pacientët me COVID-19 të cilët kanë mbajtur lloje të ndryshme maskash.
“Ne nuk e dimë nëse distanca ka rëndësi në mos infektimin me COVID-19 dhe nuk mund të themi se ky studim vlen për çfarëdolloj maske. Studimi përqendrohet tek maskat kirurgjikale dhe ato të pambukut, të cilat nuk janë efikase për parandalimin e virusit të ri. Janë të nevojshme studime të tjera për të kuptuar nëse maskat e tjera zvogëlojnë transmetimin e virusit nga individët asimtomatikë tek personat e shëndetshëm,” thanë studiuesit./Annals of Internal Medicine/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë