Mjedis

Studimi: Kriza klimaterike do të sjellë pandemitë e ardhshme

Kriza klimaterike do ndihmojë në përhapjen e pandemive gjatë viteve të ardhshme. Një studim i fundit tregon ndërsa kriza klimaterike thellohet, shumë lloje kafshësh do të detyrohen të zhvendosen.
Kjo për shkak se do t’u duhet të gjejnë zona me kushte më të përshtatshme për të jetuar. Ata do të sjellin parazitët dhe patogjenët e tyre me vete. Kështu do të rritet rreziku i asaj që quhet ‘përhapje zoonotike’.
Ky rrezik është kur viruset transferohen nga kafshët te njerëzit. Ekspertët besojnë se kjo do të shkaktoj një tjetër pandemi si Covid-19.
“Ndërsa bota ndryshon, fytyra e sëmundjeve do të ndryshojë gjithashtu,” tha Gregory Albery, një ekspert në ekologjinë e sëmundjeve në Universitetin Georgetown.

Albery tha se kriza klimaterike po “trondit ekosistemet deri në thelb”. Sipas tij kjo do të shkaktojë ndërveprime midis specieve që tashmë ka të ngjarë të përhapin viruse. Ai tha se edhe veprimet drastike për të trajtuar krizën klimaterike nuk do të mjaftojnë për të ndalur rrezikun.
Dokumenti kërkimor thotë se të paktën 10,000 lloje virusesh të afta të infektojnë njerëzit po qarkullojnë te kafshët.

Dëmtimi i habitatit nga zjarret.Marrë nga interneti. 28.04.2022.


Deri relativisht kohët e fundit, infeksione të tilla të kryqëzuara ishin të pazakonta. Por ndërsa shumë habitate janë shkatërruar, shumë njerëz kanë rënë në kontakt me kafshët e infektuara.
Studimi parashikoi zhvendosjet gjeografike të 3,139 llojeve të gjitarëve për shkak të ndryshimeve klimatike.

Sipas të dhënave lakuriqët e natës përbëjnë shumicën e përhapjes së kësaj sëmundjeje. Kjo për shkak të aftësisë së tyre për të udhëtuar në distanca të mëdha.
“Ka një ndryshim monumental dhe kryesisht të pavërejtur që ndodh brenda ekosistemeve,” tha Colin Carlson, një tjetër bashkautor i hulumtimit.
Ai shton se duhet të ndërtojmë sisteme shëndetësore të përgatitura për pandemitë.

Ekspertët thonë se studimi theksoi nevojën urgjente për të përmirësuar proceset e krijuara për të parandaluar pandemitë e ardhshme.
“Ndërhyrja njerëzore në peizazhe është kuptuar si një rrezik sëmundjesh për një kohë të shkurtër”,shpjegon Peter Daszak, president i aleancës “EcoHealth”, një organizatë mjedisore.

Burimi: The Guardian/ Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë