Shpesh i konsideruar si një super ushqim, peshku ka përfitimet e tij të qarta ushqyese, duke i siguruar trupit acide yndyrore jetike dhe vitamina.
Megjithatë, konsumimi i tepërt mund të jetë një gjë e keqe. Sipas një studimi të ri, ngrënia e dy porcioneve në javë është lidhur me një rrezik në rritje të kancerit të lëkurës.
Në hulumtimin e ri, ekspertët nga Universiteti Brown zbuluan se njerëzit që konsumonin 300 g në javë peshk, kishin një rrezik 22 për qind më të lartë të melanomës malinje.
Gjetjet u bazuan në një studim të 491,367 të rriturve amerikanë dhe të botuar në revistën “Cancer Causes & Control”.
Autori Eunyoung Cho tha se hulumtimi ka kërkon hetim të mëtejshëm.
"Gjetjet tona mund t'i atribuohen ndotësve në peshq, të tillë si bifenilët e poliklorinuar, dioksinat, arseniku dhe merkuri", tha Cho.
Ekspertë të tjerë thanë se peshku ishte një ushqim i rëndësishëm dhe i shëndetshëm.
“Ky studim nuk ka asnjë provë të qartë që ngrënia e peshkut mund të çojë në një rrezik të shtuar të zhvillimit të kancerit të lëkurës”, tha Duane Mellor, lektor i vjetër në Shkollën Mjekësore Aston,
Pjesëmarrësit në studim ishin mesatarisht 62 vjeç dhe raportuan se shpesh hanin peshk të skuqur, peshk jo të skuqur dhe ton gjatë vitit, si dhe madhësinë e porcioneve të tyre.
Studiuesit më pas llogaritën frekuencën e rasteve të reja të melanomës, që u zhvilluan gjatë 15 viteve duke përdorur të dhënat e marra nga regjistrat e kancerit.
Ata morën parasysh faktorët që mund të ndikonin në rezultatet, të tilla si pesha e njerëzve, nëse pinin duhan apo alkool, dietën, historinë familjare të kancerit dhe nivelet mesatare të rrezatimit UV në zonën e tyre lokale (për të marrë parasysh ekspozimin ndaj diellit – një i njohur faktor rreziku për kancerin e lëkurës).
Në përgjithësi, 5,034 njerëz (1 përqind) zhvilluan melanoma malinje gjatë periudhës së studimit.
Michael Jones, shkencëtar i stafit të lartë në gjenetikë dhe epidemiologji në Institutin e Kërkimit të Kancerit, Londër, tha se autorët duhet të matin nivelet e ndotësve tek peshqit dhe më pas t’i përkthejnë në rezultate të plota e të qarta.
Burimi: The Indepndent/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.