Shkencë

Studimi: Kombinimi i dy ilaçeve ka sukses në trajtimin e kancerit të prostatës

Pacientët me kancer të prostatës veçanërisht ata që janë në fazë agresive mund të trajtohen nga një kombinim i ilaçit ekzistues dhe një ilaçi të ri eksperimental, sipas një studimi të fundit. Studiuesit shikuan efikasitetin e ilaçit “abirateron” së bashku me një ilaç të ri të quajtur “ipatasertib” në pacientët me kancer të prostatës të cilët nuk kishin marrë asnjë trajtim paraprak. Abirateroni është një ilaç standard i marrë nga shumë njerëz me kancer të përparuar të prostatës. Studimi, i botuar në revistën “The Lancet”, zbuloi se përdorimi i të dy ilaçeve zgjati kohën para se kanceri të përparonte dhe të përhapet më tej. Kombinimi i ilaçeve funksionon duke fikur njëkohësisht dy sinjale të fuqishëm të rritjes që ushqejnë kancerin e prostatës. Prova e fazës tre u drejtua nga Instituti i Kërkimit të Kancerit, Londër (ICR) dhe fondacioni The Royal Marsden NHS Foundation Trust. Më shumë se 1,100 pacientë u përfshinë në 200 site në 26 vende në provë, shumë prej të cilëve(521) kishin një tumor që nuk kishte një gjen funksionues plotësisht të njohur si PTEN, një gjen frenues i tumorit në kancer. Studiuesit zbuluan se kombinimi i ilaçeve të abirateronit dhe ipatasertib si një trajtim i vijës së parë uli rrezikun e vdekjes ose përparimit të kancerit në ata pacientë me 23 përqind krahasuar me abirateronin vetëm. Por studiuesit thanë se do të nevojitet një ndjekje më e gjatë përpara se kombinimi të marrë miratimin rregullator. Udhëheqësi i studimit Johann de Bono, profesor i mjekësisë eksperimentale të kancerit dhe këshilltar onkolog mjekësor në The Royal Marsden NHS Foundation Trust, tha se kemi treguar se kombinimi i një ilaçi ekzistues dhe një të ri për të sulmuar kancerin në dy fronte të ndryshme mund të mbajë burrat me kancer të prostatës më të shëndetshëm për më gjatë.
“Gjetjet ofrojnë një mundësi të re premtuese për trajtim për pacientët me një lloj të zakonshëm dhe agresiv të kancerit të prostatës, dhe përfundimisht mund të ndryshojë praktikën klinike për këta burra. PTEN është një nga gjenet më shpesh të fshirë në kancerin e prostatës, kështu që ky studim ofron shpresë për shumë pacientë,” shton eksperti.
Burimi: The Independent/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë