Të paktën 24 valë të nxehti, parë si të pamundura më parë kanë goditur komunitetet anembanë planetit, duke ofruar prova të qarta se sa rëndë ngrohja globale e shkaktuar nga njeriu është duke mbingarkuar motin ekstrem.
Valët e pamundura të të nxehtit kanë marrë jetë njerëzish në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Azi, me analizat shkencore që tregojnë se ato do të kishin pothuajse zero shanse për të ndodhur pa nxehtësinë shtesë të shkaktuar nga emetimet e karburanteve fosile.
Studime të mëtejshme kanë vlerësuar se ngrohja globale ka shkaktuar pasojat e motit ekstrem, me rezultate tronditëse. Miliona njerëz dhe mijëra foshnja të porsalindura, nuk do të kishin vdekur para kohe pa nxehtësinë shtesë të shkaktuar nga njeriu, sipas vlerësimeve.
Në total, studimet që llogaritin rolin e krizës klimatike në ato që tani janë fatkeqësi të panatyrshme tregojnë se 550 valë të nxehtit, përmbytjesh, stuhi, thatësira dhe zjarre janë bërë dukshëm më të rënda ose më të shpeshta nga ngrohja globale. Megjithatë, kjo është vetëm një paraqitje e shkurtër e dëmit të vërtetë. Shumica e ngjarjeve ekstreme të motit nuk janë analizuar nga shkencëtarët.
Baza e re e të dhënave e qindra studimeve që analizojnë rolin e ngrohjes globale në mot ekstrem është i vetmi vlerësim gjithëpërfshirës dhe ofron prova dërrmuese se urgjenca klimatike është këtu, duke marrë jetë dhe mjete jetese në të gjitha cepat e botës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.