Një studim i ri i efikasitetit të vaksinës Covid-19 ka arritur në përfundimin se vaksina e Pfizer / BioNTech është deri në 85% efektive pas dozës së parë. Kërkimi, i kryer nga Qendra Mjekësore Sheba, në Izrael dhe botuar në revistën mjekësore Lancet. Spitali vlerësoi efektivitetin e dozës së parë të vaksinës Pfizer / BioNTech midis 7,000 punonjësve të tij të kujdesit shëndetësor. Ata morën secilën dozë të parë në janar dhe ekipi hulumtues vuri re një ulje 85% të shenjave klinike të Covid-19 mes 15 dhe 28 ditëve pas vaksinimit. Por në mënyrë kritike, ata gjithashtu vunë re efikasitetin në pacientët asimptomatik.
Profesori Eyal Leshem, një ekspert i sëmundjeve infektive dhe drejtor i Institutit të Shebës për Udhëtime dhe Mjekësi Tropikale, tha se kjo është prova e parë e efektivitetit në botën reale që shfaqet pas dozës së parë të vaksinës.
“Ne kishim disa sugjerime nga provat klinike dhe disa llogaritje që u bënë bazuar në provën klinike por kjo tregon efektivitet të hershëm, madje edhe para se të merrej doza e dytë,” u shpreh eksperti.
Analiza, e cila është rishikuar nga kolegët, ofron një këndvështrim shumë më pozitiv sesa të dhënat e veçanta paraprake të treguara nga studiuesit. Në një studim më të madh prej 200,000 pacientësh, studimi i janarit pa një rënie prej 33% të pozitivitetit 14 ditë pas dozës së parë. Leshem tha se mostra në studimin e ri, megjithëse më e vogël në madhësi, përbëhej nga punonjës të kujdesit shëndetësor, duke i dhënë asaj një fokus edhe më të dobishëm.

Sipas ekspertëve, studimi i fundit duhet të shihet si një nxitje nga qeveritë që të vonojnë më shumë dozën e dytë tek personat që kanë marrë të parën dhe të kryejnë vaksinimin me një dozë për më shumë persona. Autori i raportit Arnon Afek, tha se ky hulumtim thelbësor duhet të bind qeveritë të shpërndajnë dozë e parë të vaksinës në një numër më të madh njerëzish ndërkohë që do të ketë kohë për të marrë edhe dozën e dytë.
Studimi nuk jep ndonjë indikacion të bazuar në prova se efikasiteti zgjat për 12 javë. Sidoqoftë, Leshem tha se është një vendim i drejtë se efikasiteti zhvillohet deri në katër javë.
“Ne në fakt mendojmë se ky studim është shumë i arsyeshëm fiziologjikisht, pasi fiziologjia e vaksinës është se imuniteti nuk zbehet shumë shpejt pas marrjes së një doze.
Në trendet e mbrojtjes, ne po shohim që në periudhën e hershme midis javës së tretë dhe javës së katërt është se sa më shumë që të kalojë kohë nga doza e parë, aq më e mirë është mbrojtja. Është e mundur që pas javës së katërt, mbrojtja është edhe më e mirë se 85%.
Por ekspertët izraelitë nuk janë të vetmit që japin këtë këshillë për qeveristë. Gjithashtu edhe një studim tjetër i realizuar nga ekspertët kanadezë, përshkruan se popullata duhet të shtohet numri i personave që arrin dozën e parë.
Sipas tyre Danuta Skowronski dhe Gaston De Serres doza e parë e vaksinës kishte një efikasitet prej 92.6% për vaksinën Pfizer dhe një efikasitet për 92.1% për vaksina Moderna. Ekspertët shpjegojnë se duke marrë parasysh që popujt po ndeshen me nja mungesë të vaksinave është e rëndësishme që të ndryshohet mënyra se si do të vaksinohen popullatat, gjithmonë kur ka një mundësi për t ndryshuar.
Skowronski punon në Qendrën Britanike të Kolumbisë për Kontrollin e Sëmundjeve, ndërsa De Serres është nga Instituti Kombëtar i Santé Publique du Québec. Ata shpjeguan se mund të ketë pasiguri në lidhje me kohëzgjatjen e mbrojtjes me një dozë të vetme, por thanë se administrimi i dozës së dytë një muaj pas së parës siguron një “përfitim më t madh në marrjen e vaksinës.
Burimi:CNN, Sky NEWS/Përktheu:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




