Shendet

Studimi i Katarit, Alimehmeti: Imuniteti natyral nga Covid-19 zgjat për më shumë se 14 muaj

“Mbrojtja nga format e rënda ishte 100% edhe 14 muaj pas infektimit të parë, pa asnjë efekt të matshëm që të tregonte se aftësi të Omicron-it për të shmangur imunitetin”. Kjo ka qenë një e dhënë e re nga një studim i fundit në Katar.

Duke analizuar studimin mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti shpjegon në një status në rrjete sociale se, imuniteti natyral është ende efikas dhe pas një kohe të gjatë.

Alimehmeti shkruan se Katari gjatë të gjithë periudhës së pandemisë ka prodhuar vazhdimisht kërkim shkencor elitar.

Universiteti Cornell (Katar), në bashkëpunim me institucione të tjera zyrtare të Katarit dhe me OBSH publikuan të dhënat e përditësuara mbi imunitetin natyror pas COVID-19.

Alimehmeti tregon se u kryen tri studime kombëtare kohore për të krahasuar incidencën e infeksionit SARS-CoV-2 dhe të formave të rënda të COVID-19 ndërmjet:

– personave të pavaksinuar me infeksion të dokumentuar nga SARS-CoV-2,

– personave të pavaksinuar të painfektuar më parë.

Sipas të dhënave:

-97.3% ishte efektiviteti i infektimit të mëparshëm për të mbrojtur nga riinfektimi i rëndë, kritik ose fatal.

-Efektivitet i imunitetit natyror ndaj reinfektimeve të rënda ishte i pavarur nga varianti i virusit me të cilin personat ishin infektuar për herë të parë apo me të cilin ishin reinfektuar.

-Efektiviteti i imunitetit natyror ndaj riinfektimeve të rënda nuk shfaqte asnjë shenjë zbehje apo rënie të tij.

Ndërkaq, Alimehmeti ka shpjeguar rezultatet për tri studimet e kryera specifikisht dhe rezulton se

studimi i riinfektimi pre-Omicron (infektim i parë dhe reinfektim me variante përpara Omicron):

-98.0% efektiviteti i infektimit të mëparshëm për të mbrojtur nga reinfektimi i rëndë, kritik ose fatal.

-Në moshat ≥50 vjeç, ky efektivitet rezultoi 90.7%.

Të dhena nga studimi-Gazeta “Si”-12.07.2022

Studimi i riinfektimit Omicron (infektim i parë me variante të mëparshme – reinfektim me Omicron)

 -88.6% efektiviteti i infektimit të mëparshëm për të mbrojtur nga reinfektimi i rëndë, kritik ose fatal nga Omicron.

 -Në moshat ≥50 vjeç, ky efektivitet rezultoi 84.6%.

 Studimi i formës së rëndë të reinfektimit nga COVID-19 (pavarësisht nga varianti i infektimit të parë apo të dytë)

-97.3% efektiviteti i infektimit të mëparshëm për të mbrojtur nga riinfektimi i rëndë, kritik ose fatal

 -Në moshat ≥50 vjeç, ky efektivitet rezultoi 95.4%.

Alimehmeti shkruan më tej se natyra funksionon, më mirë dhe më gjatë se çdo vaksinë e prodhuar deri më sot!

Mjeku thekson se nëse nuk e keni kaluar asnjëherë sëmundjen, rekomandohet fort imunizimi përmes vaksinës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë