Ilir Alimehmeti, epidemiologu Klinik thotë se një tjetër studim madhor konfirmon efektivitetin e mbrojtjes nga infeksioni i kaluar COVID-19 dhe nga skema e vaksinimit!
Të dhënat e publikuara më datë 12 Dhjetor 2021 janë përftuar nga të dhënat zyrtare të mbikqyryra nga autoritetet më të zyrtare të Republikës Çeke: Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Informacionit dhe Statistikave Shëndetësore dhe Akademia e Shkencave
Epidemiologu jep shifrat.
Në studim është hulumtuar E GJITHË POPULLATA ÇEKE E VAKSINUAR APO QË KA KALUAR INFEKSIONIN DHE NUK ËSHTË VAKSINUAR.
Nga popullata totale prej 10.701.077 e Republikës Çeke, deri më 20 Nëntor 2021:
6.287.356 individë janë të vaksinuar, dhe
1.996.080 individë janë të infektuar më parë.
Efektiviteti i vaksinave kundër infektimit (PCR pozitive):
Pfizer (Cominarty):
87% pas 0-2 muajsh nga doza e dytë,
53% pas 7-8 muajsh nga doza e dytë,
92% pas dozës së tretë (Pfizer).
AstraZeneca (Vaxzevria)
83% pas 0-2 muajsh nga doza e dytë,
55% pas 5-6 muajsh nga doza e dytë,
92% pas dozës së tretë (Pfizer).
Efektiviteti i imunitetit natyror kundër infektimit (PCR pozitive):
97% pas 2 muajsh nga infektimi,
90% pas 6 muajsh nga infektimi,
83% pas 12 muajsh nga infektimi,
72% pas 18 muajsh nga infektimi.
Pra, imuniteti natyror është qartësisht superior ndaj vaksinave për sa i përket infektimit të thjeshtë (PCR pozitive)!
Efektiviteti i vaksinave kundër shtrimit në spital dhe vdekjes:
Pfizer (Cominarty):
92% pas 0-2 muajsh nga doza e dytë,
83% pas 7-8 muajsh nga doza e dytë,
97% pas dozës së tretë (Pfizer).
AstraZeneca (Vaxzevria)
93% pas 0-2 muajsh nga doza e dytë,
82% pas 5-6 muajsh nga doza e dytë,
97% pas dozës së tretë (Pfizer).
Efektiviteti i imunitetit natyror kundër shtrimit në spital dhe vdekjes:
12.894 individë ndër 1.996.080 janë reinfektuar,
pra vetëm 0.65% e personave janë reinfektuar,
100% efektiviteti kundër shtrimit në spital dhe vdekjes
(Tabela më lart tregon mungesë totale në kolonat e shtrimeve dhe të vdekjeve në rast reinfektimi)
“Pra, imuniteti natyror është qartësisht superior ndaj vaksinave për sa i përket shtrimeve në spital dhe vdekjeve! Autorët dalin në përfundimet se, përgjatë kohës së studimit, gjetjet e tyre tregojnë: Reduktim të përgjithshëm të efektivitetit të vaksinave me kalimin. Rritje të lartë të efektivitetit pas dhënies së dozës së tretë. Imunitet natyror shumë të qëndrueshëm dhe të lartë pas infektimit. Ky studim madhor në nivel kombëtar i shtohet shumë studimeve të mëparshme që nënvizojnë efektivitetin e lartë të vaksinave, të dozës së tretë dhe të imunitetit natyror pas infektimit”, thotë Alimehmeti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje