Shendet

Studimi / Gjelbërimi dhe ngjyrat e ndezura në qytete mund të rrisin moralin

Të kesh ngjyra të ndezura dhe gjelbërim në qytetet, mund t’i bëjë njerëzit më të lumtur dhe më të qetë, sipas një eksperimenti të pazakontë që përfshin syzet e lojrave virtuale.
Një ekip studiuesish në Universitetin e Lille, në Francë, përdori VR për të testuar se si reaguan vullnetarët ndaj variacioneve të një peizazhi urban minimalist prej betoni, qelqi dhe metali. 

36 pjesëmarrësit në një laborator duke mbajtur syze dhe studiuesit ndryshuan mjedisin e tyre,vazhdimisht.

Duke gjurmuar shkallën e pulsimit të syve, studiuesit mësuan se çfarë u interesonte më shumë vullnetarëve. Më pas pjesëmarrësit plotësuan një pyetësor në lidhje me përvojën e tyre.

Studiuesit zbuluan se vullnetarët ecnin më ngadalë dhe rrahjet e zemrës së tyre u rritën kur panë bimësi të gjelbër në mjedisin e tyre urban. 
Ata gjithashtu mbanin kokën lart, duke parë përpara dhe përreth, në vend të tokës. 

Ndërsa shtimi dhe heqja e ngjyrës nuk bëri aq shumë ndryshim për pjesëmarrësit, ata ishin më kureshtarë dhe vigjilentë kur modele shumëngjyrëshe shtoheshin në tokën që praktikisht po shkelnin, sipas studimit.

 Sipas Yvonne Delevoye-Turrell , një profesoreshë e psikologjisë konjitive në universitet dhe autori kryesor i këtij studimi, rezultatet treguan se përvoja urbane ishte bërë më e këndshme.

Foto ilustruese-Qytete me ngjyra-Marrë nga interneti-Gazeta”Si”

Hulumtimi, i publikuar të premten në “Frontiers in Virtual Reality”, tregon se bërja e disa ndryshimeve të vogla në qytet rrit moralin, edhe kur njerëzit i përjetojnë ato përmes realitetit virtual.

 “Ne mendojmë se ndryshimet në sjelljen njerëzore të marra në realitetin virtual mund të parashikojnë ndryshimet që do të arriheshin në mjediset natyrore,” tha Delevoye-Turrell.

Michal Matlon , një psikolog dhe konsulent i arkitekturës, i cili nuk ishte i përfshirë në studim, tha se megjithëse shumica e njerëzve e vlerësojnë natyrën në qytete, ata e shohin atë të bukur dhe zakonisht reagojnë me zemërim kur ajo hiqet.

“Ne shpesh i nënvlerësojmë efektet komplekse që mund të ketë pasurimi i vendeve të zakonshme me natyrën”,shtoi Malton.

Matlon tha se edhe ndryshimet më të vogla, siç tregohet në studim, mund të ndikojnë në përvojën e dikujt në rrugën e tyre për në punë, për shembull.

Gjetjet janë pjesë e një grupi në rritje kërkimesh mbi efektet restauruese të vegjetacionit dhe ngjyrës në mjediset urbane.

Steffen Lehmann, një profesor i arkitekturës në Universitetin e Nevadës, në SHBA, tha se është veçanërisht e dobishme të ndërtohet një argument shkencor mbi këto ndryshime.

Delevoye-Turrell tha se përdorimi i VR për të kryer studimin ishte thelbësor për eksperimentin, sepse testimi i elementeve në mjediset e jetës reale do të nënkuptonte shumë pak kontroll të shpërqendrimeve që përjetojnë pjesëmarrësit, të tilla si zhurma, trafiku ose ndryshimet e motit.

“Ne kemi arritur kapacitetet teknologjike për të prodhuar një mjedis virtual që ofron përvoja të ngjashme”, tha Delevoye-Turrell.

Në kërkimet e ardhshme, ajo tha se planifikon të matë gjithashtu ndryshimet fiziologjike, të tilla si temperatura dhe të shtojë erëra dhe tinguj për të krijuar mjedise të ndryshme.

Burimi:The Guardian/Përshtati:Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë