Shendet

Studimi: Foshnjat e nënave të vaksinuara kanë antitrupa deri në 6 muaj

Foshnjat e lindura nga nëna të vaksinuara kundër Covid-19 gjatë shtatzënisë kanë më shumë gjasa të kenë antitrupa kundër virusit në gjakun e tyre sesa foshnjat e lindura nga nëna të pa vaksinuara që ishin infektuar gjatë shtatzënisë, sugjeron një studim.
Studiuesit raportuan të hënën në revistën “JAMA” për 28 foshnja gjashtëmuajshe të lindura nga gra të cilat ishin vaksinuar me dy doza të një vaksine mRNA në javën 20 deri në 32 të shtatzënisë, kur transferimi i antitrupave nga nëna tek fetusi nëpërmjet placentës është në nivelin më të lartë. Dhe 12 foshnja të asaj moshe, nënat e të cilëve u infektuan gjatë të njëjtit hark kohor, të cilat nuk kishin kaluar antitrupa.

Ata gjetën nivele të dallueshme të imunoglobulinës G (IgG), antitrupi më i zakonshëm në gjak, në 57% të foshnjave të lindura nga nëna të vaksinuara, e vetëm në 8% të foshnjave të nënave të infektuara dhe të pa vaksinuara.
Nuk është e qartë se sa të larta duhet të jenë nivelet e antitrupave për t’u mbrojtur nga infeksioni dhe antitrupat nuk janë mekanizmi i vetëm mbrojtës i trupit.
“Shumë palë të interesuara nga prindërit deri te pediatër duan të dinë se sa kohë vazhdojnë antitrupat e nënës tek foshnjat pas vaksinimit dhe tani ne mund të japim disa përgjigje,” tha Andrea Edlow nga Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts në Boston.
Ai shton se shpreson që këto gjetje të nxisin edhe më shumë të reja që të vaksinohen.
Burimi:Reuters/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë