Mjedis

Studimi: Emetimet e të pasurve vënë në rrezik synimet e COP26

Gjurma totale e karbonit e 1% më të pasurve do të rritet ndërsa ajo e 50% më të varfërve do të mbetet e ulët sipas një studimi të fundit.
Të dhënat tregojnë se emetimet e më të pasurve janë 30 herë më të larta se sa duhet, për të ndaluar ngrohjen e planetit mbi 1.5 gradë celsius. Megjithatë, 50% e popullatës që është e varfër do të ndikohet më rëndë nga ndryshimet klimatike. Hulumtimi, i kryer nga dy agjenci mjedisore evropiane, vjen ndërsa liderët botërorë u takuan në konferencën e klimës COP26 në Glasgow.
“Një elitë e vogël duket se ka një leje të lirë për të ndotur. Emetimet e tyre të mëdha po nxisin motin ekstrem në mbarë botën dhe po rrezikojnë qëllimin ndërkombëtar për të kufizuar ngrohjen globale,” thotë Naftoke Dabi anëtar i konfederatës së klimës Oxfam në Britani, e cila përgatiti studimin nga Instituti i Mjedisit të Stokholmit dhe Instituti për Politikat Evropiane të Mjedisit.
Shkencëtarët e klimës paralajmërojnë se ekziston një sasi e kufizuar e gazrave serrë që ne mund të vazhdojmë të lëshojmë në atmosferë përpara se planeti të ngrohet në më shumë se 1.5C nga nivelet para-industriale. Deri në vitin 2030, thonë ata, ne duhet të lëshojmë vetëm aq karbon sa mund të thithë planeti. Nëse kjo sasi do të ndahej në mënyrë të barabartë dhe çdo i rritur në planet do të jepte kontributin e tij, deri në vitin 2030 secili prej nesh mund të emetonte 2.3 ton karbon çdo vit.
Sipas studimit super të pasurit shumë prej të cilëve kanë shtëpi të shumta, avionë privatë dhe super jahte, prodhojnë shumë më tepër karbon se të tjerët. Një studim i fundit që gjurmoi udhëtimin ajror të të famshmeve përmes llogarive të tyre në rrjetet sociale tregoi se disa prej tyre emetonin mbi një mijë tonë në vit dyoksid karboni.
Por kjo përqindje e vogël e globit nuk janë vetëm miliarderë, apo edhe milionerë, por përfshihet kushdo që fiton mbi 172,000 dollarë në vit. Ky studim shikoi gjithashtu 10% të personave më të pasur në botë – kushdo që fiton mbi 55,000 dollarë – dhe zbuloi se emetimet ishin ende të larta. 10% më të pasurit do të emetojnë nëntë herë më shumë karbon sesa pjesa tjetër.
Raporti i Oxfam-it zbuloi se është 40% në mes që bën më shumë për të frenuar emetimet. Ndërsa niveli i karbonit u rrit ndjeshëm midis 1990 dhe 2015, ajo pritet të bjerë, falë ndryshimeve që po bëhen në nivel qeveritar në sektorë si transporti dhe energjia që nga marrëveshja e klimës në Paris në 2015.
“Por qeveritë duhet të bëjnë më shumë. Ata duhet të trajtojnë emetimet e më të pasurve, sepse ata janë jashtëzakonisht përgjegjës për krizën klimatike dhe janë më të varfrit që paguajnë çmimin më të lartë,” shton Dabi.
Burimi:BBC/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë