Shendet

Studimi: Ekografia mund të dallojë shenjat e hershme të autizmit

Ekografitë rutinë me ultratinguj gjatë tremujorit të dytë të shtatzënisë mund të dallojnë indikacionet e hershme të çrregullimit të spektrit të autizmit, duke mundësuar ndërhyrjen e hershme, sipas një studimi të ri nga mjekët në Universitetin Ben Gurion dhe Qendrën Mjekësore Soroka.
Studiuesit nga Qendra Kombëtare Azrieli për Autizmin dhe Kërkimet e Neuro-zhvillimit vunë re anomali në zemër, veshka dhe kokë në 30 për qind të rasteve ku fëmija më vonë zhvilloi ASD, tha universiteti në një deklaratë të mërkurën.

Kjo është një shifër tre herë më e lartë se zakonisht tek fetuset në popullatën e përgjithshme. Studimi u botua muajin e kaluar në revistën “Brain”. Janë gjetur lidhje midis anomalive fetale dhe diagnozës së mëvonshme me ASD, megjithëse të dhënat e plota për këtë çështje ende mungojnë. Ndërsa studimet e mëparshme kanë treguar se fëmijët me sëmundje të lindura, kishin një shans më të lartë për të zhvilluar ASD, hulumtimi aktual tregoi se ishte e mundur të shiheshin shenjat edhe para lindjes.
“Ekografia prenatale është një mjet i shkëlqyeshëm për të studiuar zhvillimin jonormal të fetusit pasi përdoret shpesh për të monitoruar rritjen e fetusit dhe për të identifikuar anomalitë e fetusit gjatë gjithë shtatzënisë. Mjekët mund t’i përdorin këto shenja, të dallueshme gjatë një ekografie rutinë, për të vlerësuar probabilitetin që fëmija të lindë me ASD”, tha studiuesi kryesor Idan Menashe.

Një diagnozë prenatale e autizmit mund të nënkuptojë se trajtimi fillon që në lindje në vend që të pritet deri në moshën dy, tre vjeç ose edhe më vonë, siç ndodh zakonisht.
Qendra ka zbuluar më parë se diagnoza dhe trajtimi i hershëm mund të rrisë ndjeshëm aftësinë sociale tek fëmijët autikë. Anomalitë u gjetën më shpesh tek djemtë sesa tek vajzat.

Ekipi shqyrtoi të dhënat nga qindra ekografi me ultratinguj para lindjes pjesë e një studimi të madh për atonominë e fetusit.

Burimi: The Times/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë