Vaksina Pfizer/BioNTech Covid-19 është më pak efektive tek fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç sesa tek adoleshentët dhe të rriturit, sipas të dhënave të reja nga ekspertët shëndetësorë të shtetit të Nju Jorkut.
Hulumtimi i ri u njoftua menjëherë pasi autoritetet federale hoqën masat. Studimi u krye gjatë rritjes së variantit Omicron, por u bë publik më vonë.
Në studimin e raportuar të hënën, ende i pa shqyrtuar nga kolegët, gjashtë shkencëtarë të shëndetit publik të shtetit të Nju Jorkut analizuan rastet dhe normat e shtrimit në spital nga 13 dhjetori 2021 deri më 30 janar 2022 midis 852,384 fëmijëve të vaksinuar me dy doza nga 12 deri në 17 vjeç dhe 365,502 fëmijëve të vaksinuar me dy doza nga mosha 5 deri në 11 vjeç. Rezultatet zbuluan se efektiviteti i vaksinës kundër shtrimit në spital gjatë rritjes së variantit të Omicron ra nga 85% në 73% për fëmijët e moshës 12 deri në 17 vjeç.
Tek fëmijët e moshës pesë deri në 11 vjeç, efektiviteti ra edhe më shumë, nga 100% në 48%.
“Dallimi midis dy grupmoshave është i habitshëm,” tha Florian Krammer, një imunolog në Shkollën e Mjekësisë Icahn të Mount Sinai.
Ai vuri në dukje se 12-vjeçarëve morën 30 mg të vaksinës, e njëjta dozë që u jepet të rriturve. Por 11-vjeçarëve iu dha vetëm 10 mg.
Eli Rosenberg, zëvendësdrejtoresha e shtetit të Nju Jorkut për shkencën, tha se megjithëse ishte zhgënjyese të shihje rënien e efektivitetit të vaksinës, duhet pranuar se injektimi Pfizer/BioNTech zhvilloi përgjigje imuntare për variantet e mëparshme.
Nevojiten kërkime shtesë, thanë ekspertët, për të përcaktuar dozën më të mirë për t’u administruar tek fëmijët, duke marrë parasysh faktorë të tillë si koha e injektimit.
Burimi:The Guardian/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje