Shendet

Studimi: Dhuna në familje ndikon në shëndetin e trurit të viktimave për gjithë jetën

Gratë që janë viktima të dhunës në familje janë në një rrezik më të lartë për dëmtime traumatike të trurit dhe probleme të shëndetit mendor për shumë vite edhe pasi abuzimi të ketë mbaruar, ka zbuluar një studim.

Pothuajse një në tre gra në mbarë botën përjetojnë dhunë në familje, dhe studiuesit thonë se ndikimi në shëndetin mendor, siç është çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD) mund të zgjasë për dekada.

Studimi, nga Universiteti i Glasgout dhe i botuar në revistën BMJ Mental Health, shqyrtoi pasojat e shëndetit mendor të lidhura me dhunën në familje dhe dëmtimin traumatik të trurit.

Studimi shqyrtoi të dhënat nga 632 pjesëmarrës midis 40 dhe 59 vjeç dhe 14% e tyre raportuan se kishin pasur një histori dhune në familjes me abuzim fizik.

Krahasuar me pjesëmarrësit e paekspozuar, ato me një histori dhune nga partneri u shoqëruan me një ekspozim më të lartë të dëmtimeve traumatike të trurit dhe një diagnozë më të lartë gjatë gjithë jetës dhe të vazhdueshme të depresionit, ankthit, çrregullimeve të gjumit dhe PTSD.

Analiza zbuloi gjithashtu se edhe pas një mesatare prej 27 vitesh që nga ekspozimi ndaj dhunës, rreziku i çrregullimeve të shëndetit mendor mbeti po aq i lartë.

“Midis atyre që raportuan ekspozim ndaj dhunës, shumica raportuan një histori goditjesh të përsëritura në kokë. Këto vëzhgime ofrojnë njohuri fillestare mbi pasojat e mundshme gjatë gjithë jetës në shëndetin e trurit për shkak të dhunës nga partneri”.

“Duke pasur parasysh përhapjen globale të dhunës nga partneri këto gjetje nxjerrin në pah një nevojë urgjente për kërkime të mëtejshme në këtë fushë, si dhe për ndërhyrje të synuara për të rritur ndërgjegjësimin midis politikëbërësve dhe profesionistëve në lidhje me ndikimin e dhunës nga partneri.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë