Mjedis

Studimi / Breshkat dhe gjallesat e tjera të detit ngordhin nga grimcat plastike

Sipas studiuesve britanikë breshkat e detit po gëlltisin sasi të madhe plastike dhe kështu me ndotjen e oqeaneve që ndryshojnë habitatet.
Ndikimi i plastikës në kafshët e egra po bëhet gjithnjë e më shumë një problem i madh dhe studimet kanë zbuluar raste ku gjallesat e detit kanë vdekur vetëm nga plastika. Studimi i fundit nga agjencia shkencore e qeverisë australiane, CSIRO, zbuloi se rreth 80 lloje gjallesash në det, përfshirë dhe breshkat ishin të rrezikuar nga konsumimi i plastikës.
Ekspertët mjedisorë që studiojnë breshkat e reja të detit, duke filluar nga të vegjlit deri tek ato me guaska nën 50 cm, thonë se prania e plastikës në oqeanet e botës do të ndryshojë habitatin e tyre, duke rrezikuar jetën nënujore.
Duke shkruar në revistën “Frontiers in Marine Science”, studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Australi raportojnë se ata kërkuan praninë e plastikës në organizmin e brendësinë e 121 breshkave të detit. Rezultatet zbuluan se të gjtha breshkat kishin fragmente plastike në traktin e tyre gastrointestinal. Ekipi shkroi se shumica e plastikës së gjetur brenda breshkave ishte polietileni ose polipropileni, por nuk ishte e mundur të përcaktoheshin burimet specifike të këtyre polimereve pasi ato janë të përdorura gjerësisht.
Emily Duncan, nga Qendra për Ekologjinë dhe Konservimin në Kampusin Peneter të Exeter në Cornëall dhe një bashkë autore e studimit, tha se breshkat e reja kishin evoluar për t'u zhvilluar në oqeanin e hapur, ku grabitqarët janë relativisht të pakët.
Duncan shtoi se nuk ishte ende e qartë se çfarë efektesh ka gëlltitja e plastikës tek krijesat e reja, por paralajmëroi se mund të jetë e dëmshme për nivelet e popullsisë.
"Breshkat ata hanë çdo gjë dhe studimi ynë tregon që kjo përfshin edhe plastikën," tha Duncan.
Mark Wright, drejtor i shkencës në Fondin Botëror për Natyrën, i cili nuk ishte pjesë e studimit, tha se gjashtë nga shtatë llojet e breshkave të detit janë të kërcënuara të zhduken dhe ndotja plastike është një tjetër rrezik me të cilat ata përballen.
"Relativisht pak breshka të reja detare mbijetojnë vitin e tyre të parë të jetës, kështu që është e domosdoshme që të zvogëlojmë kërcënimet për të siguruar mbijetesën afatgjatë të këtyre specieve të jashtëzakonshme," tha ai./The Guardian/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë