Bashkimi Europian shpenzon më shumë ushqim sesa importon, ka zbuluar një studim i ri.
Sipas një raporti të grupit mjedisor Feedback EU, Europa shpërdoron mbi 153.5 milion ton ushqim çdo vit, ndërsa importoi 138 milion ton produkte bujqësore në 2021.
Mbetjet janë dy herë më shumë se sa pritej më parë, duke u kushtuar rreth 143 miliardë euro familjeve dhe bizneseve europiane.
Raporti theksoi gjithashtu se një e pesta e prodhimit bujqësor të BE-së nuk konsumohet, duke shkaktuar të paktën 6% të emetimeve totale të gazit.
“Në një kohë të çmimeve të larta të ushqimeve dhe një krize të kostos së jetesës, është një skandal që BE-ja potencialisht po hedh më shumë ushqime sesa importon”, tha në një deklaratë për shtyp Frank Mechielsen, drejtori ekzekutiv i Feedback EU.
Së bashku me 42 organizata të tjera nga 20 vende të BE-së, Feedback i bëri thirrje Komisionit Europian të caktojë një objektiv të detyrueshëm për të përgjysmuar mbetjet ushqimore deri në vitin 2030 për të trajtuar ndryshimet klimatike dhe për të përmirësuar sigurinë ushqimore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.