Fëmijët të cilët janë të ndjeshëm ndaj diabetit të tipit 1 dhe hanë banane, tërshërë dhe kos kanë më shumë gjasa të preken nga kjo sëmundje, ndërsa konsumimi i luleshtrydheve dhe boronicave ul rrezikun, ka gjetur një hulumtim i ri.
Nga studimi doli edhe gruri si një faktor rreziku, ndërsa perimet si brokoli, lulelakra dhe lakra kanë një efekt mbrojtës.
Profesori që qëndron pas gjetjeve tha se fakti që disa fruta përmbajnë gjurmë pesticidesh mund të shpjegojë pse disa prej tyre e rritin, por të tjerët e zvogëlojnë rrezikun e diabetit të tipit 1.
Suvi Virtanen dhe kolegët në Institutin Finlandez për Shëndetin dhe Mirëqenien analizuan dietën e 5674 fëmijëve finlandezë që ishin gjenetikisht të ndjeshëm ndaj sëmundjes, duke i ndjekur ata që nga lindja deri në moshën gjashtë vjeç. 94 nga fëmijët kishin zhvilluar diabetin e tipit 1 deri në atë moshë dhe 206 të tjerë ishin në rrezik më të lartë për të vuajtur më vonë në jetë.
Hulumtuesit analizuan 34 grupe të ndryshme ushqimore dhe zbuluan se sa më shumë të konsumonin produkte të tilla si bananet, tërshëra ose kosi, aq më i madh është rreziku për t’u prekur nga kjo sëmundje.
“Ky zbulim mund t’i hutojë prindërit sepse shumë nga ushqimet që ne zbuluam se lidhen me rritjen e rrezikut të diabetit të tipit 1 dhe procesit të sëmundjes konsiderohen pjesë e një diete të shëndetshme”, thanë studiuesit.
Megjithatë, thonë studiuesit, duke ngrënë luleshtrydhe, boronica, mjedra dhe manaferra dukej se mbronin fëmijët nga kjo gjendje. Sa më shumë që hanë, aq më i ulët është rreziku.
Është e rëndësishme të zbulohet se cilët faktorë në këto ushqime janë përgjegjës për këto lidhje por do të ishte e parakohshme të jepej ndonjë rekomandim dietik për atë se çfarë duhet të hanë foshnjat dhe fëmijët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




