Antitrupat e lamas, pjesë e familjes së deveve, shumë shpejt mund të jenë pjesë e luftës kundër Covid-19. Sipas një studimi të fundit nga Qendra VIB-UGent për Bioteknologjinë Mjekësore në Gent, Belgjikë, antitrupat e nxjerrë nga një lama e quajtur Winter kanë zbehur virulencën e Covid-19 dhe varianteve të tij.
“Antitrupat që do të shërbejnë për mbrojtjen e sistemit imunitar dhe për të trajtuar njerëzit në spital do të ndihmojnë në gjithçka,” tha Dominique Tersago, shefja e kompanisë. Ai shtoi se antitrupat të vegjël të lamas janë në gjendje të lidhen me një pjesë të caktuar të proteinave të virusit dhe deri më tani ekspertët thonë se kjo procedurë po funksionon.

“Antitrupat gjithashtu treguan “aktivitet të fortë neutralizimi” kundër variantit shumë infektiv Delta, shtoi ajo.
Studiuesit presin që provat klinike në vullnetarë të shëndetshëm, të cilat janë nisur javën e kaluar të tregojnë efektin e dëshiruar.
Ekspertët shpjegojnë se lamat si Winter prodhojnë versione të antitrupave konvencionalë që janë më të vegjël, të qëndrueshëm, më të lehtë për t’u riprodhuar.
“Madhësia e tyre u lejon atyre të arrijnë objektivat, të arrijnë pjesë të virusit që janë të vështira për t’u arritur nga antitrupa të mëdhenj,” tha ai.
Studimet për efikasitetin e antitrupave të llamas kanë nisur që prej vitit 2016 të cilat janë menduar nga ekspertët se do të luftonin edhe sëmundjet si SARS dhe MERS.
Burimi: Reuters/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



