Shkencë

Studim: Vitamina A mund të ndihmojë në trajtimin e humbjes së nuhatjes nga Covid-19

Trajtimi me vitamina A të marrë nga hunda mund të trajtojë humbjen e nuhatjes te personat që kanë pasur Covid-19. Studiuesit e universitetit në Anglinë Lindore po zhvillojnë një provë për këtë proces që do të zgjasë 12 javë dhe pacientët pjesëmarrës do t’u kërkohet të nuhasin erëra të fuqishme.
Rezultatet do të monitorohen nga skaneri i trurit për të parë nëse janë riparuar indet e nuhatjes. Humbja ose ndryshimi i nuhatjes është një simptomë e zakonshme e Covid-19, megjithëse shumë viruse të tjerë, siç është gripi, gjithashtu mund ta shkaktojnë atë. Dhe ndërsa shumica e njerëzve e rifitojnë atë natyrshëm brenda disa javësh, shumë prej tyre kanë çrregullime të vazhdueshme të nuhatjes.
Studiuesi kryesor Carl Philpott, nga Shkolla Mjekësore Norwich e UEA -së tha se së bashku me kolegët e tij do të zbulojë nëse ka një përmirësim të pacientëve kur trajtojnë indet me pika të vitaminës A në hundë.
“Ne gjithashtu do të shikojmë aktivitetin në zonat e trurit për të pasur një pamje më të qartë në lidhje me trajtimet që duhet të realizojmë. Njerëzit nuk mund ta shkojnë gjithë jetën pa nuhatje sepse është diçka tepër e vështirë,” shpjegon eksperti.
Hulutuesit thonë se vitamina A, ose retinoli, është vërtetuar që ndihmon në ruajtjen e sistemit imunitar, përmirësimin e shikimit dhe mirëfunksionimin e disa pjesëve trupore përfshirë edhe nuhatje. Ata shpjegojnë se njerëzit duhet të konsultohen me mjekun për të marrë vitaminën A pasi në treg mund të qarkullojnë edhe suplemente të dëmshme!
Burimi:BBC/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë