Një trajtim i ri mund të bëjë që kataraktet të trajtohen me ilaçe. Duke anashkaluar kështu operacionin, sipas një studimi të ri.
Kataraktet ndodhin kur thjerrëzat, disku i vogël transparent brenda syrit tuaj, zhvillon njolla proteinash të turbullta. Kjo sjell humbje të pjesëshme të shikimit dhe verbëri.
Një ekip shkencëtarësh ndërkombëtarë, të udhëhequr nga profesoresha Barbara Pierscionek në Universitetin Anglia Ruskin (ARU), kanë kryer teste të avancuara mbi një përbërje të propozuar si një ilaç kundër kataraktit.
Në provat laboratorike në minj, trajtimi me përbërjen e oksisterolit të quajtur “VP1-001”, u tregua se rivendosi organizimin e proteinave të thjerrëzave. Kjo shtoi aftësinë më të mirë të fokusimit të thjerrëzave.
Kjo u mbështet nga një reduktim i turbullimit në 46% të rasteve.
Studiuesit thonë se ka pasur një përmirësim të jashtëzakonshëm në sytë e trajtuar me përbërjen.
Ata tregojnë se gjetjet janë një hap i rëndësishëm, drejt trajtimit të gjendjes me ilaçe në vend të kirurgjisë.
Pierscionek tha se ky studim ka treguar efektet pozitive të një përbërjeje që ishte propozuar si një ilaç kundër kataraktit, por kurrë më parë nuk ishte testuar në optika e thjerrëzës.
“Është hulumtimi i parë i këtij lloji në botë”,shtoi ajo.
Sipas saj në disa lloje të kataraktave ka pasur përmirësime. Por jo në të gjitha, duke treguar se ky mund të jetë një trajtim për katarakte specifike.
“Kjo tregon se mund të duhet të bëhen dallime midis llojeve të kataraktit, kur zhvillohen medikamente kundër sëmundjes”,shtoi më tej ekspertja.
Gjetjet janë publikuar në revistën mjekësore “Ophthalmology and Visual Science”
Burimi: The Independent/ Përshtati: Gazeta “Si“
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.