Shendet

Studim/ Të gjithë mund të preken nga BA.5 dhe të kenë komplikime

Studimet kanë konfirmuar se nënvarianti BA.5, ka aftësinë të infektojë dhe ri infektojë pothuajse këdo. Për disa arsye, duke përfshirë mungesën e masave mbrojtëse, BA.5 tani mund të jetë e vështirë të mbahet nën kontroll.


Fuqia e BA.5 është aftësia e tij, për të infektuar dhe ri infektuar pothuajse këdo. Ky nën variant shumë ngjitës mund të shmangë imunitetin e krijuar nga njerëzit, qoftë nga vaksinimi apo nga një infeksion i mëparshëm.

Studimet laboratorike tregojnë se edhe njerëzit që kanë të ashtuquajturin ‘imunitet hibrid’, nga vaksinimi dhe një infeksion i mëparshëm me shtamin Omicron, nuk mund ta shmangin BA.5


Ekspertët besojnë se kjo është kryesisht për shkak të ndryshimeve në proteinat e virusit.

Vaksinat dhe përforcuesit aktualë të Covid-19 synojnë llojin origjinal të virusit dhe jo ndonjë nga variantet.
“Që kur BA.4 dhe BA.5 u shfaqën, ne kemi parë disa raste të riinfeksionit. Unë kam parë disa raste të riinfeksionit me njerëz që kishin një variant BA.2 në muajt e fundit”, tha Wesley Long, një patolog eksperimental në “Houston Methodist Hospital”.

Foto ilustruese-Pacient në spital-Marrë nga interneti-Gazeta “Si”-08.07.2022.

Sipas studiuesve ka shumë shanse që të zhvillohen dhe mutacione të reja. Për më tepër, hulumtimi i fundit i botuar në revistën “Nature”, zbuloi se njerëzit që u riinfektuan nga Covid-19 kishin një rrezik më të lartë të shtrimit në spital dhe vdekjes.


Ata gjithashtu kishin më shumë gjasa të zhvillonin probleme shëndetësore, duke përfshirë problemet e mushkërive dhe zemrës, lodhjen, çrregullimet e tretjes dhe veshkave, diabetin dhe problemet neurologjike.
Më 30 qershor, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) tha se vaksinat e reja përforcuese për vjeshtën “duhet të synojnë BA.4 dhe BA.5”.


Por ndërsa kompanitë po zhvillojnë vaksina të reja për të adresuar në mënyrë specifike Omicron, kështu është ende e paqartë se sa efektive do të jenë ato në adresimin e nën-varianteve të tij.

Burimi:Il Messaggero/Përshtati:Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë