Shendet

Studim / Pacientë me simptoma të Covid-19 edhe pas dy viteve

Më shumë se gjysma e njerëzve të shtruar në spital me Covid-19 kanë simptoma dy vjet pasi u infektuan për herë të parë.
Një studim i fundit tregon se pacientët që kanë dalë nga spitali kanë cilësi më të dobët jetese. Hulumtimi u botua në “Lancet Respiratory Medicine”.
“Gjetjet tona tregojnë se për pacientët që kanë dalë nga spitali duhen më shumë se dy vjet për t’u shëruar,” tha autori kryesor, Bin Cao, i Kinës-Japoni.

Deri më tani, efektet afatgjata shëndetësore të Covid-19 kanë mbetur kryesisht të panjohura. Kjo pasi studimet më të gjata vijuese deri më tani kanë zgjatur rreth një vit.
Studiuesit analizuan shëndetin e 1,192 pjesëmarrësve me Covid-19 akut të trajtuar në Spitalin Jin Yin-tan në Wuhan, Kinë. Mosha mesatare ishte 57-vjeç e sipër.

Vlerësimet përfshinin një test ecjeje gjashtë-minutëshe, teste laboratorike dhe pyetësorë mbi simptomat. Rezultatet shëndetësore në dy vjet u përcaktuan duke përdorur një grup kontrolli të përputhur me moshën, gjininë dhe sëmundjet shoqëruese.

Çfarë tregoi konkretisht studimi?


Gjashtë muaj pasi u sëmurën fillimisht, 68% e pacientëve raportuan të paktën një simptomë nga Covid-19. Dy vjet pas infektimit, më shumë se gjysma 55% ende raportuan simptoma. Lodhja ose dobësia e muskujve ishin ato që raportoheshin më shpesh. Pavarësisht nga ashpërsia e sëmundjes fillestare, dy vjet më vonë, një në 10 pacientë – 11% – nuk ishte kthyer në punë.

Dy vjet pasi u sëmurën fillimisht, pacientët ishin me shëndet më të dobët se popullata e përgjithshme. Rreth 31% e tyre raportuan lodhje ose dobësi të muskujve dhe 31% raportuan vështirësi në gjumë. Pacientët me Covid-19 kishin gjithashtu më shumë gjasa të raportonin një sërë simptomash të tjera duke përfshirë dhimbje kyçesh, marramendje dhe dhimbje koke.
Në pyetësorët e cilësisë së jetës, të mbijetuarit e Covid-19 gjithashtu raportuan më shpesh dhimbje ose parehati dhe ankth ose depresion.
“Ndjekja e vazhdueshme e të mbijetuarve të Covid-19, veçanërisht atyre me simptoma të Covid-it të gjatë, është thelbësore për të kuptuar rrjedhën më të gjatë të sëmundjes”, tha Cao.

Burimi:The Guardian/Përshtati:Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë