Një studim i ri i publikuar së fundmi në revistën “Cannabis and Cannabinoid Research” zbuloi se gratë që përdornin shumë kanabis kishin incidencë më të ulët për t’u prekur nga diabeti, një gjendje kronike që e pengon trupin ose të prodhojë mjaftueshëm insulinë (tipi 1) ose të mos jetë në gjendje të përdorë insulinën në mënyrë efikase (tipi 2).
Për studimin, studentët e diplomuar të Shkollës së Shëndetit Publik të Universitetit të Teksasit dhe Universitetit Hofstra, analizuan të dhënat nga Anketa Kombëtare e Ekzaminimit të Shëndetit dhe Ushqimit (2013-2018). Nga rreth 15,000 pjesëmarrës, shumica e pjesëmarrësve ishin femra, mbi 40 vjeç dhe kishin të paktën një arsim të nivelit të mesëm.
Përdorimi i kanabisit u vlerësua në bazë të përdorimit me pirjen e kanabisit më pak se katër herë në muaj që konsiderohet “përdorim i lehtë” dhe “përdorim i rëndë” i përcaktuar si katër ose më shumë herë në muaj. Statusi i diabetit u përcaktua nga diagnoza e mjekut ose plotësimi i kritereve për nivelet e glukozës plazmatike, glukozës në gjak ose hemoglobinës A1C.
Pjesëmarrëset femra që përdornin shumë kanabis kishin më pak gjasa të diagnostikoheshin me diabet sesa pjesëmarrëset femra që nuk përdornin kanabis. Përdorimi i lehtë i kanabisit nga pjesëmarrëset femra nuk kishte asnjë lidhje me diagnozën e diabetit. Kjo gjë nuk u vërtetua për pjesëmarrësit meshkuj.
Kanabidol dhe delta-9-tetrahydrocannabidol, dy përbërës kyç në kanabis, stimulojnë receptorët e trurit nxisin asgjësimin e përmirësuar të glukozës.
Sipas studiuesve kjo është një gjëndje që duhet të përfshihet edhe në studime të tjera për të analizuar më mirë edhe medikamentet për të prekurit nga diabeti.
Burimi: Neuroscience/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje