Sociale

Studentët e Gjuhëve të Huaja do t’i bëjnë provimet online

Ndërkohë që Shqipëria është ende në gjendje të vështirë për shkak të kronavirusit të ri, një tjetër problem që kërkon zgjidhje të menjëhershme  është e zhvillimi i mësimit.

Në një njoftim të fundit të Fakultetit të gjuhëve të Huaja thuhet se studentët që duan të japin provimet online do të mund t’i japin ato në sezonin e verës, pra në Qershor-Korrik.
“Ata qe nuk janë të gatshëm do të kenë në shtator një sezon apostafat para sezonit normal të vjeshtës. Kjo është mënyra me e mirë për t’i shërbyer studenteve që duan të përfundojnë. JU ZGJIDHNI !
Po sikur të vendos qeveria shqiptare për kthim në auditore që nesër, ne jemi të gatshëm!,” shkruhet në  faqen zyrtare të Fakultetit të Gjuheve të Huaja.

https://www.facebook.com/FAKULTETIiGJUHEVEteHUAJAiUT/posts/1592351100917363

Në një nga komunikimet e vazhdueshme nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, kryeministri Rama është shprehur se kjo javë do të përcaktojë edhe vendimin për hapjen e institucioneve arsimore.

Në videon-live në profilin e tij në Facebook, Rama tha se vendimi për hapjen e shkollave do të merret me 4 maj.

“Javën e ardhshme do rrisim orarin për daljen në pazare dhe hapjen e taksive. Ndërsa, për shkollat do merret vendimi më 4 maj, se ç’do të ndodhë. Shikoni Suedinë, vetëm Danimarka ka marrë përsipër të hapë shkollat dhe nën masa të rrepta,” tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë