Politike

Struktura e re e komisioneve, Berisha-Peleshit: Sekretar mjeran i Ramës!

Nga Gazeta ‘Si’- Partia Demokratike po kundërshton ndryshimet në rregulloren e re, duke thënë se PS po e bën në shkelje të kushtetutës.

Sali Berisha e quajti akt të turpshëm, ndërsa kryeparlamentarit Niko Peleshi i tha se është një sekretar mjeran i Edi Ramës që sipas tij, shkelmoi Kushtetutën.

“E ke nisur detyrën duke shkelmuar kushtetutën, duke përjashtuar të gjitha hapësirat e përcaktuara nga kushtetuta. Damkos në mënyrë përfundimtare veten tënde, tregon se nuk je gjë tjetër veçse një sekretar mjeran i kreut të organizatës kriminale të Shqipërisë që e ka emrin Edi Rama.

Shkelmimi i kushtetutës. Ky është një provokacion i ulët që ju bëni, rendit kushtetues të vendit, provokacion i ulët që i bëni qytetarëve të këtij vendi, akt i turpshëm, çfarë do të thotë kjo. Çfarë e keni ju kushtetutën, statutin e partisë suaj të krimit. Prandaj edhe merr vendimin, mblidh këshillat dhe të zbatohet kushtetuta”, tha Berisha. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë