Struga shkruan historinë në Podgoricë dhe kalon për herë të parë një tur në kompeticionet europiane. Kampionët e Maqedonisë së Veriut jo vetëm që administruan avantazhin 1-0 prej takimit të parë, por fituan edhe në Mal të Zi ndaj kundërshtarëve të Buducnost, me rezultatin 3-4.
Një festival golash në “Stadion Pod Goricom”, por në fund ishin të besuarit e Shpëtim Duros ata që avancuan më tej me rezultatin e përgjithshëm 5-3.
Pas kualifikimit plotësisht të merituar, Strugën do të ndeshet me skuadrën nga Luksemburgu të Hesperange në turin e tretë të Conference League. (Supersport)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




