Manifestimet fizike të stresit nga pandemia janë të shumta, njerëzit kanë përjetuar rritje të presionit të gjakut, probleme me gjumin dhe probleme me fokusimin. Por ka tregues të tjerë, potencialisht të anashkaluar të stresit, sipas ekspertëve – dhe shëndeti i syve është një prej tyre.
“Stresi, ankthi, depresioni dhe ndryshimet e shëndetit mendor mund të ndikojnë në sistemin tonë te shqisave, veçanërisht në shikimin tonë. Vizioni është një proces kompleks psikofizik ku ne ndërtojmë një model të botës që na rrethon – dhe kjo ndikohet nga gjendja jonë mendore”, tha Raj Maturi, një okulist dhe zëdhënës klinik për Akademinë Amerikane të Oftalmologjisë.
Dridhja e syve, për shembull, është një shenjë e zakonshme e stresit. Zakonisht, dridhjet, të cilat shkaktohen kur muskujt rreth syrit janë nën presion, largohen brenda një ose dy ditësh. Por çështje të tjera të zakonshme, duke përfshirë syrin e thatë, mund të kenë efekte të gjata dhe të jenë problematike nëse nuk monitorohen nga një mjek.
“Sado të përhapura të jenë, problemet e syve shpesh neglizhohen”, tha Maturi.
Ndërsa nivelet e stresit të njerëzve rriten, është thelbësore të dini se si ankthi ndikon në sytë tuaj. Këtu janë bazat dhe disa këshilla se si të mbroni më mirë sytë tuaj në kohë stresi.
Çfarë duhet të dini për problemet e syve dhe stresin.
Stresi mund të jetë edhe një “pasojë dhe shkak” i problemeve të shikimit, sipas një studimi të botuar në vitin 2018. Me fjalë të tjera, të kesh një dridhje të rregullt të syve ose një gjendje më serioze të syve mund t’ju bëjë të ndiheni më të stresuar dhe vetë stresi gjithashtu mund të shkaktojnë ose përkeqësojnë problemet e syve, tha Julie Rosenthal, një profesor klinik i oftalmologjisë në Universitetin e Shëndetit të Miçiganit.

Kortizoli është pjesë e problemit. Ky është hormoni që truri lëshon gjatë kohës së stresit dhe mund të zgjerojë bebëzat, duke e bërë të vështirë fokusimin e syve tuaj dhe duke shkaktuar ndjeshmëri ndaj dritës dhe shikim të paqartë kur jeni në ankth. Kjo gjendje lidhet me pandeminë sepse shumë individë përjetuan stres dhe ankth gjatë këtyre dy viteve.
Mjeku thotë se gjendja ndodh kur lëngu grumbullohet nën retinë dhe kjo ndikon në shikimin tuaj qendror. Simptomat përfshijnë një njollë të errët ose gri në vijën tuaj të shikimit, vizion të paqartë dhe vija të drejta që duken të lakuara. Sipas tij sindroma e shikimit kompjuterik (CVS) po bëhen gjithashtu më të zakonshme me për shkak se njerëzit kanë rritur kohën kur qëndrojnë përpara kompjuterëve dhe telefonave. CVS mund të shkaktojë dhimbje koke, shikim të paqartë, sy të thatë dhe lodhje të syve.
Këshilla për të mbrojtur sytë tuaj pas pandemisë.
Një ndër gjërat thelbësore është reduktimi i stresit, praktikimi i aktiviteteve tuaja të preferuara të kujdesit për veten, e shëtitja në ambiente të gjelbra e ajër të pastër.
“Shumica e problemeve të syve të lidhura me stresin, duke përfshirë dridhjet e syve dhe syrin e thatë, do të përmirësohen sapo të reduktoni stresin tuaj, zakonisht brenda një ose dy javësh pas konsultës me një mjek”, tha Maturi.
Ulni kohën që qëndroni përpara kompjuterit dhe telefonit.
Marrja e pushimeve nga laptopi ose telefoni është e mirë për gjendjen tuaj mendore dhe shikimin tuaj. Mjekët këshillojnë se duhet të përdorni rregullin “20-20”.
“Për çdo 20 minuta që shikoni kompjuterin, 20 minutat e tjera ndryshoni përqendrimin. Kjo i lejon sytë të ndryshojnë fokusin dhe zvogëlojnë dhimbjet e kokës ose dridhjet e syve”, shton Maturi.
Përdorni lot artificial.
Lotët artificialë pa recetë mund të reduktojnë thatësinë, të freskojnë sytë dhe të ndihmojnë dridhjet e syve, sipas ekspertëve. Sipas tyre duhet të shmangni produktet që pretendojnë se zvogëlojnë skuqjen, sepse ato përmbajnë tetrahidrozoline, e cila mund të irritojë sytë dhe të shkaktojë më shumë probleme.
Ndryshoni shpesh lentet tuaja.
Mbajtja e lenteve të kontaktit për një kohë të gjatë ose mos pastrimi e dezinfektimi i duhur i tyre mund të shkaktojë infeksione dhe acarim të syve. Pastroni dhe dezinfektoni lentet tuaja përpara se t’i vendosni përsëri në sy.
Burimi:The Independent/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje