Financa Personale

Stresi i inflacionit, njerëzit po harrojnë të paguajnë faturat

Qytetarët nuk po kujdesen më për përgjegjësitë e tyre financiare, si pagesat e faturave dhe takimet me konsulentët financiarë. Në shumë raste kjo po ndodh sepse ata harrojnë.

Studimet tregojnë se shumë njerëz po “i harrojnë”, sepse nuk i përballojnë dot. Stresi nga inflacioni, pandemia e Covid-19 dhe luhatjet në tregun e aksioneve, po i bëjnë ata të harrojnë se çfarë duhet të bëjnë me paratë e tyre.

Të harrosh detyrimet financiare mund të shkaktojë pagesa më të larta taksash dhe investime më të vogla, ndërkohë që mund të përballesh me penalitete.

Pagesat mund të vonohen nga shumë probleme, por konsumatorët thonë se ata po “humbasin” mendjen për paratë. Në një survejim të fundit nga WalletHub, qytetarët përmendën harresën si arsyen kryesore të vonesës së një pagese. Mungesa e parave ishte arsyeja e dytë.

Psikologjia konjitive mund të na ndihmojë të kuptojmë se pse harrojmë përgjegjësitë financiare, tregon Sarah Newcomb, drejtuese e psikologjisë financiare në Morningstar.

Truri jonë ka dy funksione kur përballet me informacionin: procesimi dhe mirëmbajtja. Zakonisht nuk i bëjmë dot të dyja njëkohësisht, prandaj është e vështirë për të zgjidhur problema matematikore me tru.

Sa më shumë detyra futen në trurin tonë, aq më pak mundësi ka që ne të rikujtojmë detyrën paraardhëse. P.sh, nëse të vjen një email që të thotë se duhet të paguash faturën e energjisë dhe më pas merr një telefonatë se vajza jote është sëmurë, vajza do të zërë të gjithë vëmendjen tënde dhe fatura e energjisë zhduket.

“Duket sikur krizat e mëdha, marrin më shumë vëmendje se sa përgjegjësitë tona ditore”, -tha Newcomb.

Ka dhjetëra strategji që mund të përdoren për të rritur kujtesën e parasë, përveç të shkruarit në fletë apo automatizimin e pagesave. Sigurisht, mund të flisni dhe me doktorin kur shqetësoheni për kujtesën.

Psikologia sugjeron  që të bëhet një ndërlidhje me ngjarje të tjera në memorien afatgjatë për të krijuar një binjakëzim. P.sh nëse e di që duhet të paguash faturën e ujit deri të shtunën dhe ajo është dita që ti do të shkosh në joga, mund t’i lidhësh të dyja duke thënë “kur të mbush ujin për të shkuar në joga, do të kujtoj dhe pagesën e ujit”.

Prioritizimi është kritik, thotë Michael Liersch, kreu i Wells Fargo për këshillimin dhe planifikimin. Përcakto se cilat janë detyrat më kritike, siç është ajo e të paturit mjaftueshëm para.

Po ashtu, bëj një kalendar për qëllimet tuaja financiare ku mund të të kujtojë edhe një familjar apo mik.

“Ndjesia e progresit dhe kontrollit do t’ju fuqizojë ju”./WSJ


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë