Ne rrjet

Strategjia “Macron” për Ballkanin, investime dhe mbështetje për në BE

Pas samitit të Berlinit, presidenti Emmanuel Macron, një nga liderët më skeptikë të zgjerimit të Bashkimit Europian, duket se ka zbutur qëndrimin e tij ndaj Ballkanit Perëndimor dhe ka hartuar një strategji të posaçme për të ndihmuar vendet e rajonit në rrugën e tyre drejt unionit.

Dy ditë pas takimi të organizuar nga Franca dhe Gjermania në Berrlin, Zyra e Presidentit  Emmanuel Macron publikoi "Strategjinë Franceze për Ballkanin Perëndimor".

Sipas këtij dokumenti, Macron kërkon që Franca ta rrisë angazhim e saj në Ballkanin Perëndimor për stabilizimin, zhvillimit ekonomik e social dhe forcimi i sundimit të ligjit në gjashtë vendeve të rajonit. Për më e rëndësishmja është se me anë të kësaj strategjia, kreu i Elizesë synon të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE-së, edhe pse është shprehur vazhdimisht  kundër zgjerimit të unionin në këto momente, sidomos para zgjedhjeve te Parlamentit Europian. Por çfarë përfitimesh ka Shqipëria nga kjo strategji, dhe e ka ndryshuar qëndrim Macron për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor?

Samiti i Ballkanit Perëndimor në Berlin

Strategjia e propozuar duket se është një plotësim i procesit të Berlinit dhe do të zbatohet në kuadrin e bashkëpunimit franko-gjerman. Strategjia liston tre qëllime kryesore, në krye të cilës është intensifikimi i marrëdhënieve të Francës me vendet e rajonit. Mediat franceze njoftojnë e Presidenti Macron do të vizitojë Serbinë në korrik dhe Ministri francez për Europës dhe Punët e  Jashtme do të vizitojë Shqipërinë dhe Kosovën këtë vit.

Qëllimi i dytë i kësaj strategjie ka të bëjë me forcimin e bashkëpunimit dypalësh mes vendeve të rajonit në katër fusha: ekonomi, siguri, drejtësi dhe mbrojtje.

Në fushën ekonomike, Agjencia Franceze e Zhvillimit (AFD) do të mbështeste integrimin rajonal të Ballkanit Perëndimor. AFD do të mbështeste tranzicionin ekonomik dhe ekologjik dhe do të ndihmojë qeveritë e rajonit, mes tyre edhe atë shqiptare, me projekte që lidhen me barazinë gjinore, pajtimit dhe të rinjve përmes Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO).

Vërehet se ndihma vjetore e siguruar nga AFD në fillim do të arrijë në mes 100 dhe 150 milionë euro dhe do të shërbejë si mbështetje për donatorët e tjerë, veçanërisht Institutit Gjerman për Rehabilitimin e Kredive (KFV).

Qëllim i tretë i kësaj strategjie ka të bëjë më sigurinë, një nga temat që Franca solli për diskutim në samitin e Berlinit. Sipas strategjisë të hartuar nga kreu i Elizesë, Franca do të ndërmarrë masa për të luftuar trafikimin e armëve nga Ballkani dhe zbatimin e mëtejshëm të udhëzimeve franko-gjermane për sigurinë dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Për më tepër, Macron parashikon forcimin e bashkëpunimit dypalësh Francë-Ballkan nëpërmjet krijimit të njësive të inteligjencës franceze në kryeqytetet e rajonit, përfshirë mes tyre edhe Tiranën.

Emmanuel Macron dhe kryeministri Edi Rama

Një nga shqetësimet e Parisit duket të jetë edhe lufta kundër terrorizmit dhe radikalizmit. Strategjia franceze parashikon po ashtu krijimin  e një platforme të posaçme në Ballkan për raportimin e përmbajtjeve të paligjshme në internet, si dhe forcimin e bashkëpunimit operacional për çështjet e sigurisë së brendshme mes Parisit, Tiranës, Shkupit, Prishtinës, Podgoricës, Beogradit, Sarajevës dhe Berlinit.

Në fushën e drejtësisë, Strategjia thekson se Franca do të vazhdojë me bashkëpunimin teknik në luftën kundër trafikut të drogës, armëve të paligjshme dhe trafikimit të qenieve njerëzore, si dhe luftën kundër krimit të organizuar.  Dokumenti parashikon po ashtu bashkëpunimin në fushën e krimit financiar dhe ekonomik si dhe mbrojtjen e specieve në zhdukje, të cilat gjithashtu mund të jenë burime financimi për terrorizmin, si dhe ngritjen e ekipeve të përbashkëta të hetimit me të gjitha vendet e rajonit .

Një tjetër pjesë e rëndësishme e kësaj strategjie është mbrojtja. Ajo përcakton intensifikimin e operacioneve ushtarake mes Francës dhe vendeve të rajonit dhe një sërë vizitash nga autoritetet ushtarake. Për më tepër, strategjia parashikon ofrimin e rritur për trajnimin e ushtarëve të Ballkanit Perëndimor në shkollat franceze. Dokumenti gjithashtu njeh përparimin që vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë gjatë viteve të fundit, por gjithashtu thekson se ka ende çështje të pazgjidhura me të cilat ballafaqohet rajoni.

Ndër sfidat që Macron pritet të ndërmarrë janë mosmarrëveshjet e pazgjidhura, çështjet e ndryshme ekonomike dhe sociale, vështirësitë në sundimit të ligjit dhe lufta kundër ndikimit rus.

Emmanuel Macron dhe Zoran Zaev

Për Francën, zgjerimi i Bashkimit Europian në rajon është parë gjithnjë nga perspektiva institucionale, duke i bërë shumë qytetarë skeptike ndaj mirëseardhjes së kombeve të tjera.

Përpara samtit të Berlinit, Presidenti Macron, kishte përjashtuar në mënyrë kategorike çdo zgjerim të unionit derisa blloku të reformohet, duke u prerë hovin shteteve ballkanike që presin prej kohësh prapa derës së Brukselit.

Për shumë ekspertë, pavarësisht nga mbështetja parësore për anëtarësimin e Ballkanit në BE, hedhja e këtij hapi nuk është një përparësi strategjike për Francën. Macron kërkon kushte më të rrepta dhe një monitorim rigoroz të progresit të reformave në vendet aspirante.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë