Teknologji dhe Inovacion

Strategjia gjithëpërfshirëse për rritjen e efiçiencës IT

Në një botë gjithnjë e më të digjitalizuar, ku kërkesat për shërbime dhe teknologji digjitale rriten në mënyrë eksponenciale, bizneset janë të detyruara të rrisin efiçiencën e infrastrukturës IT për të arritur më shumë me më pak. Kjo jo vetëm që redukton kostot, por gjithashtu përmirëson fleksibilitetin dhe ndikon pozitivisht në mjedisin rrethues.

Sipas Hewlet Packard Enterprise (HPE), strategjia e një IT të qëndrueshëm përfshin optimizimin e të gjitha niveleve të infrastrukturës, nga hardware-i te menaxhimi i burimeve dhe konsumi i energjisë.

Përmes inovacioneve të fundit, organizatat mund të adresojnë problemet e përhapjes së pajisjeve të papërdorura, përdorimit joefikas të energjisë, dhe ndikimeve mjedisore duke përmirësuar rezultatet dhe konkurrencën në treg.

Sfidat dhe zgjidhjet kryesore

1. Efiçienca e Harduerit

Studimet tregojnë se rreth 40% e serverëve të qendrave të të dhënave janë mbi 5 vite të vjetër, duke shkaktuar konsum të lartë të energjisë dhe përdorim të ulët.

Zgjidhjet si HPE ProLiant dhe HPE Synergy ofrojnë performancë të lartë dhe përdorim optimal të burimeve, duke reduktuar ndjeshëm kostot operacionale.

2. Modeli As-a-Service për IT

HPE GreenLake siguron fleksibilitet dhe optimizim të burimeve përmes një modeli me pagesë bazuar në përdorim. Ky model lejon organizatat të shmangin mbipërdorimin dhe të ulin ndjeshëm kostot e mirëmbajtjes dhe energjisë.

3. Menaxhimi i Fundit të Jetës së Aseteve

HPE nxit një ekonomi qarkulluese përmes riparimit dhe riciklimit të pajisjeve, duke ulur ndjeshëm sasinë e mbetjeve elektronike dhe ndikimin në mjedis.

Pse është kjo strategji kritike për bizneset?

Sipas HPE, një qasje gjithëpërfshirëse që përfshin të gjithë ciklin jetësor të IT-së mund të ndihmojë organizatat të arrijnë:

-Reduktimin e kostove me mbi 30% në pesë vite.

-Përmbushjen e objektivave të qëndrueshmërisë dhe përputhjen me rregulloret mjedisore.

-Fleksibilitet më të madh për të përshtatur ngarkesat e punës me teknologjinë më të fundit.

Për më shumë informacion mbi zgjidhjet e HPE dhe për të zbuluar strategjitë për rritjen e efiçiencës IT, kontaktoni partnerin zyrtar te HPE në Shqipëri, CCS.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë