Kombetarja

Strakosha rikthehet në Kombëtare me besim në shanset për kualifikim

Pas disa ndeshje mungese, Tomas Strakosha është rikthyer në Kombëtaren shqiptare. Gardiani i Lacios është i projektuar si titullar në dy ndeshjet me Francën dhe Islandën. Në daljen për mediet sot bashkë me Bekim Balajn, Strakosha ka folur me besim në rezultate pozitive për këto dy përballje eliminatore.

Sipas tij nuk ka shumë rëndësi kush luan, por rezultati i këtyre ndeshjeve, që do të tregojnë nëse mund të pretendojmë për të shkuar në Kampionatin Europian.

“Besoj që këto dy ndeshje tregojnë a jemi për tu kualifikuar apo jo.  Ne duhet të jemi pozitiv dhe të stërvitemi mirë dhe të shohim. Gjithmonë e them është pozitive, me Kombëtaren nuk ka rendësi kush luan. Sigurisht kemi kualitet e kemi treguar, ne duhet të bëjmë grup të fortë dhe të jemi pozitiv sepse ndoshta vitin e kaluar e kemi humbur pak. Vetëm me grup mund të kualifikohemi."

Për trajnerin Reja, me të cilin Strakosha ka luajtur dhe kur ka qenë të Lacio ka rezervuar fjalët më të mira, duke u shprehur se është një karakter që i ndihmon lojtarët të japin më të mirën në fushë.

“E kam njohur, e shikoj si karakter është pozitiv për mua është më e rëndësishmja. Na ndihmon për atë çfarë japim në fushë. Unë ndjehem mirë”, tha Tomas Strakosha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë