E mbushur me emocion dhe përballje shumë interesante, kështu ka qenë kjo javë e 29 e kampionatit italian të futbollit, Seria A. Interi është mundur në shtëpi minimalisht nga Lacio 0-1, ndërsa Roma u turpërua nga Napoli i Ançelotit në “Olimpico” me rezultatin 1-4. Është mundur edhe Milani nga Sampdoria, ndërsa Juventus është shumë pranë shpalljes zyrtar kampion për këtë sezon me fitoren minimale ndaj Empolit.

Në “Olimpico” pritej një përballje e fortë, pasi të dyja ekipet janë në luftë për objektivat e tyre dhe dëshironin konfirmimin në një moment delikat të sezonit. Roma e Ranierit që po lufton për një vend në Champions duhet ta fitonte me çdo kusht këtë përballje, pasi Inter dhe Milani rrezikonin të shkëputeshin më shumë. Por romanët ishin shumë dobët përballë një Napoli që funksionon si një makinë e vërtetë e pagabueshme. 4 herë shënuan napolitanët, për të sigluar një fitore bindëse 1-4 dhe tashmë çimentojnë vendin e dytë në tabelë, falë edhe humbjes së ndjekësve më të afërt, Interit.

Zikaltërit në momentin kur u mendua se u ringjallën dhe filluan të gjenin ritmin e duhur janë rrëzuar sërish. Këtë herë ka qenë Lacio e shqiptarit Strakosha që është hakmarrë për humbjen e fundsezonit të shkuar, duke fituar në ‘San Siro’ me një rezultat minimal 0-1. Për Lacion ishte vendimtar goli i Milinkoviç Saviç që në minutat e para të ndeshjes, duke e mbrojtur atë me shumë dëshirë që në fërshëllimën finale. Interi nga ana tjetër me një repart sulmi të gjymtuar, ku mungonin dy sulmuesit kryesorë, Ikardi dhe Lautaro Martinez nuk ka mundur dot të imponohet në shtëpinë e tij përballë një rivali të drejtpërdrejtë dhe tashmë do të vuaj sërish si në sezonin e shkuar për të prerë një biletë për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Tabela e rezultateve:

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




