Një lider i ri. Pepe Reinas iu desh fare pak për të mundur konkurrencën e Strakoshës e për të rimarrë fanellën e titullarit. Me të në portë, Lazio ka fituar 13 pikë në pesë ndeshje të Serie A (i vetmi barazim me Juventus), duke ndryshua ritëm pas një fillim kampionati aspak të thjeshtë. Edhe kundër Spezias, ishte vendimtar me pritjet e tij, por mbi të gjitha me personalitetin e tij. Me të mbrojtja duket më e sigurtë, më e qetë. E pavarësisht se në fillim të sezonit titullari ishte portieri shqiptar, Inzaghi nuk mund të bënte tjetër veç të ndryshonte direktivat në fushë. Tani Lazio ka nevojë për Reinan, sidomos në arenën ndërkombëtare.

Për shkak të ndonjë problemi fizik në fillim e pozitivitetit ndaj Covid më pas, Strakosha, që nga qershori, ka gabuar në disa ndeshje të rëndësishme (mbi të gjitha Atalanta-Lazio pas lockdown), duke humbur shumë të tjera. Reina përfitoi, por në shtëpinë bardhekaltër hierarkitë nuk janë përfundimtare. Inzaghi i çmon të dy portierët e tij e shpresa e klubit është që Strakosha të mësojë nga Reina e të përmirësojë pikat e tij të dobëta.

Portieri kuqezi është kritikuar gjithnjë për mungesë kapaciteti për të komunikuar, përveç ndonjë pavendosmërie të tepërt në dalje. Edhe duke e vëzhguar Reinan portieri i kombëtares kuqezi mund të përmirësohet. 25 vjeç, Strakosha është një pasuri e klubit, motiv për të cilin do të vazhdojë të besohet tek ai. Strakosha, si titullar, është portieri i dytë më fitues i historisë së klubit (pas Marchegianit) e se, në moshën e tij, askush në historinë e Lazios nuk ka patur prezencat e tij në kampionat e në arenën ndërkombëtare. Mund ta rimarrë fanellën e titullarit, duke mësuar nga Reina. Edhe Strakosha, me kohën, mund të bëhet një lider i ri. Ose përsëri një lider.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




