Futboll

Strakosha dhe Hysaj festojnë në shtëpinë e Veselit, të tre kuqezinjtë titullarë

Nuk kishte shumë dyshime për rezultatin e ndeshjes Salernitana-Lacio, duke ditur lidhjen e presidentit Klaudio Lotito me këto dy skuadra. Lacio ka fituar 0-3 dhe është ngjitur në kuotën e 35 pikëve, në vend të 6-të të Serisë A.

Strakosha dhe Hysaj e nisën këtë transfertë titullarë, ashtu si dhe Veseli në krahun tjetër. Portieri kuqezi e ruajti rrjetën të paprekur në këtë 90-minutësh dhe u vlerësua me notën 6 për paraqitjen e tij, që nuk ishte edhe aq impenjative. Edhe Hysaj luajti një ndeshje të plotë dhe u vlerësua me notën 6.5.

Tomas Strakosha. Gazeta Si, 15 janar 2022

Frederik Veseli është vlerësuar me notën 5.5 nga shtypi sportiv italian për paraqitjen e bërë në këtë ndeshje, ku Salernitana si skuadër bëri një lojë shumë të dobët. Për Lacion shënuan në këtë sfidë Çiro Imobile dy herë dhe më pas Laxari.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë